Shkupi i pasigurt për këmbësorët, ku mbeti “Safe City” i Spasovskit?

    Policia ka bllokuar bulevardin pranë “Mavrovases”. Kjo pasi pak metra më tej një makinë e ka shtypur për vdekje një këmbësor. Aksidenti ka ndodhur pranë urës “Goce Dellçev”, ndërsa viktima është një burrë, i cili u përplas nga një makinë.

     “Sot në ora 11.25 është raportuar se në bulevardin “Goce Dellçev” automjeti “BMW” me targa të Kumanovës ka goditur një këmbësor. Këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje. Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Aksident fatal kishte edhe mbrëmë mes dy makinave në Lisiçe të Shkupi, ku njëri shofer i moshës 48 vjeç mbeti i vdekur, ndërsa vajza e tij 15 vjeçare, më të cilën po udhëtonte u lëndua rëndë.

    E vetëm pesë 5 më parë, pranë qendrës tregtare “City Mall”, 22-vjeçari me iniciale J.Gj. përplasi për vdekje 24-vjeçaren Viktoria, e cila humbi jetën në vendngjarje!

    Janë bërë 10 vjet që kur në gjithë qytetin e Shkupit janë të vendosura kamera sigurie dhe regjistrohet çdo lëvizje e qytetarëve dhe automjeteve, por sistemi i ndëshkimit përmes tyre ende nuk funksionon!

    Gjobat ende vijnë nga policët, që i ndalojnë automjetet me tabelën “STOP”. E duke folur për këtë temë, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, para një viti në TV21 tha se sistemi do të përditësohet, por deri tani asgjë nuk është ndërmarrë.

     “Ky projekt quhet “Qytet i sigurt” dhe këto kamera nuk kanë të bëjnë me komunikacionin. Për këtë punë duhet përditësimi i këtij sistemi, sistem i ri e kështu me radhë. Ne këtë do ta bëjmë përmes furnizimit publik dhe instalim, montazh i gjithë atij sistemi i cili do të sillte mënyrë më bashkëkohore dhe efikase, të përballemi me shkeljet në trafik ose pasigurinë e rrugëve”, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm. (10.12.2020).

    Pyetëm edhe një herë në Ministrinë  e Punëve të Brendshme se kur do realizohet premtimi i Spasovskit për “SafeCity” për sigurinë në trafik, por deri tani nuk morëm përgjigje.

    Ndryshe në 24 orët e fundit policia ka regjistruar 203 shkelje të bëra nga shoferët në mbarë territorin e vendit. Së fundmi është bërë trend që të rinjtë të xhirohen teksa ngasin makinën me shpejtësi marramendëse, e më pas videot i publikojnë në rrjete sociale. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Matka zonë e rrezikshme gjatë stinës së dimrit | U bëhet thirrje qytetarëve për kujdes

    Lajmi i rradhës

    Kontesti Ukrainë – Rusi, ekspertët: Maqedonia duhet të jetë e kujdesshme me qasjen e saj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë