Shkupi në errësirë – defekti është në trafo-stacionin Shkupi4 në Pinti

    Pjesa më e madhe e Shkupit ka mbetur pa energji elektrike pasditen e sotme. Nuk ka rrymë në Qendër, Aerodrom, Kisella Vodë, Karposh, Çair, Gjorçe Petrov.

    Deri më tani EVN nuk ka informacion për arsyen e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike. Defekti është në trafo-stacionin Shkupi4 në Pinti. Nga MEPSO tha për Alsat se ekipet janë dërguar në terren, ndërsa për informata shtesë nga kompania do të njoftohen më vonë.

    Lajmi Paraprak

    Sulejman Rushiti bëhet pjesë e Balkiny – Konsulent Ndërkombëtar i Arsimit dhe Medias

    Lajmi i rradhës

    TRAGJEDIA NË LLASKARCË | “Kujt t’i drejtohemi, s’kemi shtet”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë