TRAGJEDIA NË LLASKARCË | “Kujt t’i drejtohemi, s’kemi shtet”

    Në Llaskarcë të Shkupit janë përkujtuar 15 viktimat e aksidentit tragjik të autobusit “Durmo Turs”,

    Të gjithë familjarët e viktimave të pranishëm në këtë manifestim përkujtimi, janë shprehur të pakënaqur nga institucionet për zbardhjen e rastit.

    Disa thonë se shteti nuk mori mësim, duke kujtuar rastet e djeshme ku policia konstatoi parregullsi gjatë transportit të nxënësve dhe sollën në memorie edhe aksidentin tragjik në Bullgari.

    Njëri nga familjarët, që kishte humbur birin në aksidentin në Llaskarcë, tregoi se biri ia la tre jetimë. Shprehet i revoltuar dhe thotë se si familjarë nuk kanë ku të drejtohen, pasi “nuk kemi shtet”.

    “13 shkurti i 2019-s mbetet dita më tragjike për Gostivarin”, u shpreh kryetari i Gostivarit, Arben Taravari gjatë kujtimit të aksidentit tragjik në Llaskarcë.

    Thotë se numri i viktimave nga ky aksident tragjik, është i lartë për një territor siç është Gosativari. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Shkupi në errësirë – defekti është në trafo-stacionin Shkupi4 në Pinti

    Lajmi i rradhës

    Kosova thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë