Shoqatat e lojërave të fatit, protestë kundër miratimit të Ligjit

    Shoqatat për rregullimin e lojërave të fatit dhe bastoreve sportive protestuan para Kuvendit për të mos lejuar procedimin e propozim-Ligjit për Lojërat e Fatit. Sipas tyre, Qeveria me këtë zgjidhje ligjore po largon nga puna të paktën 10 mijë punonjës dhe po dëmton buxhetin e shtetit me miliona euro në bazë vjetore.

    “Është jo racionale që të shtyhen me forcë ndryshimet të cilat parashikojnë mbylljen e klubeve dhe bastoreve sportive dhe me këtë largojnë nga puna 10 mijë qytetarë. Qeveria do të humb të paktën 280 milionë euro të ardhura vjetore në buxhetin e shtetit. Dëmtohet garancia ligjore dhe me këtë mundësohet hapja e lojërave të fatit ilegale nëpër bodrume. Shteti as nuk do të ketë kontroll dhe as nuk do të marrë para. Paratë do të përfundojnë në xhepa privatë të cilët nuk paguajnë as tatim dhe as licenca”, deklaroi Goran Stojmenov, Përfaqësues i Asociacionit për rregullimin e lojërave të fatit.

    Sipas tyre, zgjidhja ligjore është përgatitur pa konsultim me ekspertët. Kjo do të ndikojë në rritjen e ekonomisë gri në vend.

    “Kjo zgjidhje ligjore është bërë pa analizën e duhur, hulumtimin dhe shfrytëzimin e argumenteve nga terreni. Në mënyrë tendencioze është shmangur debati dhe është keqpërdorur flamuri i BE-së. Qytetarët dhe të gjithë të tjerët duhet ta kenë të qartë se interesi jonë është avancimi i industrisë. Interesi jonë është që ata të cilët luajnë të mbrohen dhe edukohen, minorenët të parandalohen ndërsa legjislacioni të Evropianizohet. E themi me përgjegjësi se kjo që po bën Qeveria është e kundërta. Do të rritet krimi, do të rrezikohen klientët dhe do të rritet ekonomia gri”, theksoi Vasko Ilievski, Kryetar i Asociacionit të bastoreve sportive në Maqedoni.

    Qeveria nuk heq dorë. Sipas zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi ligji me doemos do të miratohet, ndërsa dispozitat brenda tij mundësojnë demonopolzimin e lojërave të fatit. Përveç largimit të kazinove 500 metra nga institucionet arsimore dhe fetare, drafti parashikon rritjen e çmimit të licencave dhe formimin e zinxhirit të ri të shoqatave që do të kontrollojnë dhe zbatojnë lojërat e fatit 51 me 49 për qind në favor të shtetit, përkatësisht Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    OKB: Mbi 123 mijë palestinezë të zhvendosur brenda Gazës, pas bombardimeve izraelite

    Lajmi i rradhës

    Ata izreaelitë, që ndryshe nga ne e shohin fajin edhe te vendi i tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë