Ata izreaelitë, që ndryshe nga ne e shohin fajin edhe te vendi i tyre

    Në Tiranë, në godinën e universitetit u projektua flamuri Izraelit. Njëkohësisht me këtë, shumë politikanë dhe pjesa dërrmuese e elitës shqiptare kanë zgjedhur pozicionin komod për të dënuar sulmet trerroriste të Hamasit, për të vajtuar viktimat dhe për t’u reshtuar pro qëndrimeve të fuqive perendimore, pa u thelluar në thelbin e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, episodi i fundit i të cilit ka shakaktuar deri më tani më shumë se 1 mijë të vrarë.

    Lexo me tej:

    Pengjet që do të përcaktojnë betejën mes izraelitëve dhe palestinezëve 

    Por, me këtë reduktim të historisë vetëm tek raketat e hedhura nga Gaza, apo tek pengjet e pafajshme civile, duket se nuk janë dakord të gjithë hebrenjtë. Në këto orë të vështira, kur ende emocioni për dëmet njerëzore është tejet i fortë, ka plot zëra autoritarë, në Izrael, që e shohin përgjegjësinë e një konflikti të stërzgjatur edhe tek vetja. Kështu, gazetari dhe shkrimtari i besueshëm, i cili para dy vitesh mori çmimin më të lartë gazetresk të vendit të tij, Gideon Levy, e përshkruan atë që po ndodh, në një mënyrë të ndryshme nga rrëfimi i përgjithshëm. “Në një plan strategjik ky është rezultati i arrogancës të Izraelit. Të besosh se mund të mbash dy milionë njerëz të mbyllur si në kafaz, në Gaza dhe mos paguash kurrë një çmim…Ne po e paguajmë tani këtë çmim”- thotë ai. Ai shkon edhe me tej duke analizuar se sulmet e së shtunës kanë vetëm një lidhje dhe një arsye: pushtimin. “Ata njerëz janë të rrethuar. Të mbyllur në kafaz prej 17 vjetësh. Dhe e vetmja mënyrë që ata kanë për ti kujtuar botës dhe Izraelit problemin e tyre është dhuna. Kur ata qëndrojnë ulur dhe urtë, askush nuk preokupohet për ta”.

    Një tjetër gazetë e madhe izraelite, Haaretz, ka botuar në numrin e sotëm një editorial në hebraisht dhe anglisht, i cili në një vend si Shqipëria mund të shkaktonte skandal dhe mund të akuzohej për antisemitizëm. Ai titullohet: “Natanjahu është përgjegjës”. Kryeministri i ekstremit të djathtë akuzohet se ka dështuar të dallojë rreziqet drejt të cilave po e drejtonte vendin duke ngritur një kabinet qeveritar me prioritet aneksimin e territoreve dhe plaçkitjen apo duke futur në kabinet ministra që i injorojnë të drejtat e palestinezëve. 

    Andi Bushati: Mos e kryqëzoni Ramën në Jeruzalem

    Por e përditshmja referenciale nuk është i vetmi institucion kritik me politikat shtetërore. Shoqata Breaking the Silence (thyej heshtjen) e krijuar nga ish ushtarakë për të denoncuar shkeljet në territoret e pushtuara, është prononcuar me shpejtësi për të kundërshtuar politikën e sigurisë së vendit, e cila bazohet mbi “kontrollin e konfliktit”. Politikanët dhe ushtarakët flasin shpesh për “siguri” dhe “ndryshim të ekuacionit”. Sipas reagimit të Breaking the Silence “të gjitha këto fjalë shërbejnë për të bombarduar Rripin e Gazës, për të zhvilluar operacione që pretendojnë se godasin terrorristët, por që në fakt shkaktojnë shumë viktima civile. Gjatë këtyre cikleve ne ua bëjmë jetën të pamundur banorëve dhe pastaj ndihemi të surprizuar kur fillon të vlojë”.

    Kulisat e Jeruzalemit/ Rama i thotë “JO” kërkesës që i bëri presidenti Trump

    Një tjetër shoqatë Standing Together që tubon sëbashku hebrenj dhe arabë shpjegon: “Ajo që po shohim është rezultat i këmbënguljes së qeverisë për të na shpënë drejt një impasi, pa shpresë për një të ardhme më të mirë. Ne kemi parë këto ditë se nuk ka asnjë mundësi të mbash nën kontroll konfliktin duke garantuar sigurinë. Pak rëndësi kanë fortifikimet që ndërtojmë, kur politika që ndjekim është një politikë lufte. Këtë politikë ne do ta paguajmë me gjak. Dhe është e paimagjinueshme sesa gjak izraelitësh dhe palestinezësh është derdhur sot.

    Njohja nga Izraeli/ Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh 

    Avner Gvaryhau, drejtori i qendrës së organizimit të Breaking the Silence konkludon: “Ideja se ne do e kontrollojmë konfliktin pa u përpjekur ta zgjidhim atë njëherë e mirë, po shkërmoqet para syve tanë”. 

    E pra edhe vetë në Tel-Aviv, ku emocionet e jetëve të humbura janë drithëruese dhe frika nga raketat ende prezente, nuancat e qëndrimeve dhe ideve janë me ngjyrime më të forta se, në Shqipërinë e largët ku elita servile flet me një zë të vetëm. /Lapsi/

    Lajmi Paraprak

    Shoqatat e lojërave të fatit, protestë kundër miratimit të Ligjit

    Lajmi i rradhës

    BE sheh ‘konvergjencë’ me Japoninë për inteligjencën artificiale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë