Shqelma e grushta kokës, rrahje pa mëshirë ndaj personit i cili supozohet sipas sulmuesve se i ka sharë

    Një video shokuese ka kapur sulmin brutal ndaj një burri i cili shihet duke u rrahur në një prej autostradave në pjesën e Pollogut, duke u goditur disa herë në kokë nga një grup njerëzish. Dy persona shihen duke e goditur me grushta e shqelma dhe sipas dialektit, sulmuesit janë nga zona e Gostivarit, shkruan Nistori.

    Nuk dihen arsyet e rrahjes, por sipas sulmuesve kuptohet se viktima nga Balindolli i Gostivarit i ka sharë më herët dhe kjo është një ndër arsyet pse ka ndodhur rrahja. Akoma nuk është konfirmuar nëse rasti është paraqitur në polici dhe të qartësohen arsyet e incidentit.

    Nistori ka vendosur që mos ta publikojë videon e incidentit, me qëllim për të respektuar kodeksin e gazetarisë dhe për të respektuar privatësinë e viktimës. Gazetari do ta respektojë privatësinë e personit, përveç kur kjo bie ndesh me interesin publik. Gazetari është i detyruar ta respektojë dhimbjen dhe vuajtjen e personit. (Neni 7) /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Taravari: Nuk do të merrem më me politikë nëse fiton Bejta në Gostivar (Video)

    Lajmi i rradhës

    Frutat më të mira dhe ato që duhet të shmangin diabetikët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë