Shqipëri, nga sot të gjithë punonjësit me certifikatë vaksinimi ose PCR negativ çdo pesë ditë

    Nga sot, 4 janar 2022, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregëtare në Shqipëri duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, atë të shërimit, ose tampon negative çdo 5 ditë.

    Mjekët në qendrat shëndetësore thonë se interesi është shtuar më shumë gjatë muajit dhjetor.

    Vaksinën anticovid kërkojnë ta kryejnë si moshat aktive për punë, kjo e ndikuar edhe nga urdhri i ri, por edhe moshat e treta që janë të interesuar për dozën e tretë anticovid.

    Aktualisht stafi spitalor, ai i shkollave dhe studentët kanë qenë të detyruar të kryejnë vaksinën, ose do të kishin kufizime.

    Megjithëse në shkolla dhe spitale përfshirja ka qenë e madhe, studentët kanë hezituar t’i nënshtrohen vaksinimit.

    Aktualisht janë kryer mbi 2 milionë e 400 mijë vaksina anticovid, përfshrë këtu edhe ata që e kanë kryer jashtë Shqipërisë.

    Më dozë të parë janë 1  milion e 150, ndërsa mbi 1 milion e 50 janë doza të dyta, në numër të konsiderueshëm janë edhe dozat buster./oranews/

    Lajmi Paraprak

    Shekerinska: Kovaçevski është mandatar dhe ai do të vendosë për kuadrot

    Lajmi i rradhës

    Biden premton se do ta mbështesë Ukrainën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë