17 vite burg për Bechetin | Biznesmeni italian shpallet fajtor për evazion fiskal dhe pastrim të parave

    Gjykata dënoi këtë të mërkurë me 17 vite heqje lirie biznesmenin italian Francesko Beccheti.

    Akuzat që rëndonin në drejtim të tij janë ato të pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës duke vjedhur.

    Përkatësisht, Becchetti u hetua për katër vepra penale, ajo e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

    Gjykata dënoi edhe Mauro De Renzis si bashkëpunëtor të Becchettit me 16 burg, Liljana Kondomiti 8 vite, Erjona Troplini 8 vjet

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjykata ka dënuar dhe shoqëritë “Kalivaçi”, “ESL Green” dhe “Energy System”.

    Ndërkohë, Becchetti vijon të jetë në arrati dhe ndaj tij është caktuar një mandat arresti ndërkombëtar.

    Lajmi Paraprak

    Komisioni Hetimor, Rama: Unë kam ardhur këtu për të zbardhur të vërtetën, ju respektoni ligjin!

    Lajmi i rradhës

    Tre universitete nxjerrin kuadro të gjuhës shqipe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë