Tre universitete nxjerrin kuadro të gjuhës shqipe

    Dy universitete publike dhe një universitet privat-publik nxjerrin koadro të diplomuar të gjuhës shqipe, përkthimit dhe interpretimit. Alsat vizitoi katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin e Filologjisë “Bllazhe Koneski” në Shkup, e para në vend.

    Përgjegjësi i katedrës Ismet Osmani, vlerëson se kuadrot që nxjerr kjo degë janë të mjaftueshme për nevojat e tregut të punës në vend.

    “Ne regjistrojmë numër të mjaftueshëm të studentëve, sidomos për nevojat e tregut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për nevojat e institucioneve këtu. Shembull, në grupin arsimor regjistrojmë 50 studentë, 25 me kuotë shtetërore dhe 25 me vetëfinancim. Ndërsa në grupin e përkthimit regjistrojmë 30 studentë, 15 me kuotë shtetërore dhe 15 me vetëfinancim. Edhe për grupin amtar gjithashtu regjistrojmë 30 studentë”, tha Ismet Osmani, përgjegjësi i katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski”, Shkup.

    Gjatë dy viteve të fundit është regjistruar rënie e interesimit për drejtimin e përkthimit dhe interpretimit dhe kjo, sipas Osmanit, për shkaqe të ndryshme si lëvizjet demografike, migrimi dhe kushtet e ekonomisë së tregut.

    “Për fat të keq në grupin e përkthimit ka dy vite që nuk kemi regjistruar studentë, d.m.th. është regjistruar një numër shumë i vogël, 3 ose 4 studentë. Shfrytëzojë rastin edhe t’u bëj apel studentëve, gjeneratave të reja, maturantëve që të regjistrohen në grupin e përkthimit dhe interpretimit sepse është një grup jashtëzakonisht i mirë, atraktiv dhe kanë mundësi të gjejnë vendin e tyre të punës nëpër institucionet e shtetit”, deklaroi Ismet Osmani, përgjegjësi i katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski”, Shkup.

    Përveç kësaj katedre, studime të ngjashme ka edhe në Universitetin e Tetovës, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe, si dhe në Universitetin e Evropës Juglindore, dega Gjuhë shqipe, kulturë dhe literaturë.

    Universitetet dhe drejtimet studimore
    Universiteti “Shën Kirilli dhe Metodi”, Fakulteti Filologjik
    – Gjuhë dhe letërsi shqipe
    – Përkthim dhe interpretim nga shqip në maqedonisht
    – Përkthim dhe interpretim nga maqedonisht në shqip
    Universiteti i Tetovës, Fakulteti Filologjik
    – Gjuhë dhe letërsi shqipe
    Universiteti i Evropës Juglindore, Fakulteti për gjuhë, kulturë dhe komunikim
    – Gjuhë shqipe, kulturë dhe literaturë

    Lajmi Paraprak

    17 vite burg për Bechetin | Biznesmeni italian shpallet fajtor për evazion fiskal dhe pastrim të parave

    Lajmi i rradhës

    Reduktimi i kontrolleve për shkak të Covid-19, shkakton radhë të gjata në Kardiologji

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë