Akuzohet për dhunimin e adoleshentes shqiptare që nga mosha 13-vjeçare, arrestohet prifti 37-vjeçar në Greqi

    Një prift grek 37 vjeç u arrestua këtë të premte, pasi akuzohet se ka përdhunuar dhe keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur.

    Ka qenë denoncimi i 16-vjeçares,e cila u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite, deri në momentin që gjeti forcën të flasë për ngjarjen tragjike.

    Autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare.

    Ai vetë është prind i tre fëmijëve. 37-vjeçari ka mohuar akuzat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.

    Ai u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta çojë në burg, ndërsa gjatë mbrëmjes të së premtes raportohet se ka edhe të paktën një denoncim të dytë për akt të njëjtë prej tij.

    Sinodi i shenjtë i kishës greke urdhëroi menjëherë pushimin e tij nga puna dhe nisi një hetim të brendshëm lidhur me ngjarjen.

    Top Channel tentoi të komunikojë me familjen e viktimës por mamaja e shtetases me iniciale V.P nuk iu përgjigj mesazheve të dërguara. /Top Channel/

    Lajmi Paraprak

    Sot hyjnë në fuqi masat e reja kundër Covid-19

    Lajmi i rradhës

    “Autopsi”, tregim nga Arnaud Cathrine

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë