Basha: Lajmi i mirë është se demokratët braktisën Berishën, nuk iu bashkuan problemit të tij personal

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë e konsideroi si lajm të mirë faktin që pjesa më e madhe e demokratëve nuk iu përgjigjen interesave personale të ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Në deklaratën e tij për mediat, Basha tha se shumica absolute nuk iu përgjigj thirrjes së ish-kryeministrit Berisha, për t’u bërë pjesë e skenarit të dhunës.

    Basha tha se demokratët e braktisën ish-kreun e kësaj partie, ashtu siç e kanë braktisur gjatë këtyre muajve.

    Të vërtetën që beteja e Berishës nuk bëhet për askënd tjetër, por vetëm për atë vetë, e di çdokush”, tha kryedemokrati.

    Basha tha se lajmi i mirë është braktisja totale e cila u pa sot në shprehjen e fytyrës së tij dhe që për fat të mirë asnjë nga dy objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua.

    Ne ishim këtu për organizimin e PD, por u përballëm jo thjesht për një çorganizim për ta nënshtruar PD, për interesa personale të Berishës”, tha ai.

    Kryedemokrati tha se Berisha po mundohet të mbulojë një të vërtetë që e di kushdo, duke shtuar më tej se në këtë betejë ai nuk kursen askënd, përveç vetes së tij.

    Me zhvillime tragjike për demokratët. Prania juaj u vonua për më shumë se 4 orë me shkakun e kryerjes së veprimeve hetimore. Dita e sotme ishte paralajmëruar si një ditë sulmi, si dita e pushtimit me forcë e selisë së demokratëve, si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personal, për hallin e tij personal. Sikundër e kemi thënë prej kohësh, ajo që nisi si lëvizje demokratizuese e tregoi sot fytyrën e saj. Shumica e absolute e demokratëve nuk iu përgjigjën Berishës, e braksitën siç e kanë braktisur gjatë këtyre muajve”, u shpreh Basha.

    Kreu i PD-së falendëroi edhe ata persona që për disa javë e ndoqën Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore dhe me shpresën se do të ishte diçka që do ndizte kundërshtarët, rivalët, duke shtuar më tej se i falenderon për braktisjen që i bënë planit vëllavrasës me njëri-tjetrin.

    Të gjithë rivalët e kuptuan më në fund planin e vërtetë dhe fytyrën e vërtetë të Berishës. Padiskutim ajo që ndodhi është me qartë se nga ata 50—600 njerëz të thirru nga Berisha, protagonistë ishin një grup i ngushtë njerëzit të armatosur për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetën e tyre brenda dhe jashtë. Ky është përfundimisht dimensioni i ndarjes me Berishën, i cili nuk pranon garën e vërtetë”, tha Basha. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Mërgimtarët gjallërojnë bizneset në Kumanovë

    Lajmi i rradhës

    Rileximi i Fishtës në liri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë