Bllokimi i rrugëve në Shqipëri si protestë për rritjen e çmimeve

    Bllokimi i rrugëve ka qenë një nga veprimet e protestuesve në disa qytete të Shqipërisë, të cilët kundërshtojnë rritjen e çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.

    Një ditë më parë, rruga u bllokua nga disa protestues dhe në aksin rrugor Fier-Rrogozhinë. Policia njofton se ka vënë nën hetim shtatë shtetas për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”

    M., 45 vjeç; B. Sh., 19 vjeç; Xh. D., 62 vjeç; R. Q., 35 vjeç; A. Xh., 59 vjeç; A. K., 60 vjeç; A. Xh., 37 vjeç, banues në Lushnjë, një ditë më parë, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.

    Në Durrës, për protestën e zhvilluar një ditë më parë, u arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, Alehandro Basha dhe Endri Smeli.

    Po ashtu, janë vënë nën hetim 50 protestues të tjerë.

    Në Shkodër u vunë nën hetim 8 shtetas që penguan kalimin e automjeteve në sheshin “Parrucë”.

    Për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrje në tubim të Paligjshëm” “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë Publike” u proceduan shtetasit: B. O. 33 vjeç , M. Sh. 57 vjeç, K. D. 27 vjeç, Ç.T.   54 vjeç, L. K. 44 vjeç , Sh. Ç. 34 vjeç , M. B. 38 vjeç ,  K. P. 57 vjeç, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.  T.  55 vjeç.

    Edhe në Elbasan, janë proceduar penalisht 7 shtetas.

    Për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: F. K., 30 vjeç, K. Ç., 25 vjeç, M. H., 22 vjeç, F. Ç., 27 vjeç, G. L., 40 vjeç, O. B., 27 vjeç dhe E. B., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, kanë penguar qarkullimin e automjeteve duke bllokuar aksin rrugor Prrenjas-Pogradec.

    Në Mirditë janë arrestuar 5 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 13 të tjerë.

    Për “Organizim dhe pjesëmarrje në protestë të paligjshme “, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë janë arrestuar: M.Ç., P.K., P.J., E.Gj. dhe Y.Z., banues në Mirditë, pasi ditën e djeshme në fshatin Ndërfushaz, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Milot-Morinë duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.

    Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim policor për shtetasit:Gj.N., B.S., F.P., T.S., L.T., E.T., K.N., M.N., P.N., Gj.N., B.Gj., T.P., dhe P.N., banues në Mirditë.

    Po ashtu, janë sekuestruar dhe disa automjete me të cilat këta shtetas kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën.

    Lajmi Paraprak

    Nuk do të rriten çmimet e biletave në transportin publik të Shkupit

    Lajmi i rradhës

    Transporti ndër urban pranë kolapsit!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë