Erdogan mbërrin në Shqipëri

    Pak minuta më parë ka mbërritur në vendin tonë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

    Ishte Kryeministri Edi Rama që i uroi mirëseardhjen Presidentit të Turqisë, i cili mbërriti sot për të zhvilluar një vizitë njëditore në vendin tonë.

    Ceremonia e mikpritjes u mbajt në aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërsa vizita do të nisë nga qyteti i Laçit, aty ku është finalizuar projekti madhor i rindërtimit të lagjes se re me 524 apartamente, financim i qeverisë turke.

    Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të zhvillojnë një takim mes tyre, në Kryeministri, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

    Në vijim, dy personalitetet do të marrin pjesë në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, objekt i rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.

    Në përfundim të vizitës, Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një fjalë, në një seancë të posaçme parlamentare.

    Kjo vizitë ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie dhe për shkak të këtyre masave të marra nga Policia e Shtetit për sigurinë e presidentit turk, do të ketë bllokime rrugësh prandaj policia iu bën apel qytetarëve që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 Janarit.

    Lajmi Paraprak

    Sot Qeveria e re e Maqedonisë pritet të merr disa vendime

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria e fut Maqedoninë në “zonën e kuqe”, këto janë masat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë