Ku ka më shumë korrupsion? Qytetarët vendosin të parën Kadastrën, administratën, shëndetësinë

    Niveli i korrupsionit në Shqipëri është përkeqësuar, tregon raporti i fundit i Transparency International.

    Në 180 vende të analizuara, Shqipëria renditet e 110-ta. Kur flitet për korrupsionin dhe luftën ndaj tij, të vjen ndërmend një shprehje kineze që thotë, se zogun në fluturim dhe korrupsionin, nuk mund t’i zësh dot. Raporti i fundit u Transparency International e pohon këtë shprehje.

    Po cilat janë institucionet ku korrupsioni është i ngulur më thellë?

    “Gjithkund ke korrupsion. Në shëndetësi, në arsim, nëpër zyrat e administratës, polici, zyrat e Kadastrës.”

    “Jo vetëm korrupsion, por edhe përbuzje, sorollatje.”

    “Më është dashur të paguaj në spital.”

    “I shikoni këto dokumente. Po vij nga Ministria e Financave. Kam 1 vit e gjysmë që nuk po zgjidh një problem me bashkinë e Përmetit.”

    “Do shikoni zgjedhjet e 6 marsit se sa korrupsion ka në politikë. Këtu hajduti dhe horri çajnë.”

    “Korrupsioni po na bluan. Është bërë të ikin të rinj e pleq.”

    Shkon në një zyrë dhe ndihesh i fyer, i tallur, i shtrënguar të paguash ryshfet, që të zgjidhësh hall.” /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Hoteli me një dizajn të jashtëzakonshëm, ju mundëson të flini “nën yje”

    Lajmi i rradhës

    Pensione më të larta për 3% nga ky muaj për pensionistët në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë