Lexojnë, por nuk kuptojnë! Janë shtuar analfabetët për shkak të pandemisë

    Fotografi ilustruese

    Ekspertët e arsimit thonë se për shkak të pandemisë, në një të ardhme të afërt, do të kemi rritje të numrit të analfabetëve funksionalë, që janë persona që dinë të shkruajnë, e të lexojnë, por nuk janë në gjendje të kuptojnë e analizojnë.

    Administrata jonë dhe institucionet kanë shumë analfabetë funksionalë, të cilët në vend të kuptojnë dhe zgjidhin problemet tona, ngatërrohen në to dhe nuk japin rezultatet që ti pret. Problemi qëndron që tek shkolla. Ne po shohim përherë e më shumë nxënës që veprojnë mekanikisht, nuk kanë një mendim, ide, apo qëndrim kritik. Ekspertët tanë të arsimit thonë se për shkak të pandemisë, ka një rënie të cilësisë dhe nivelit arsimor, në 30-40 %.
    Ky duhet të jetë një alarm. Pasojat do ia ndjejmë shumë shpejt. Duhet një strategji kombëtare, për ta frenuar qe në banka të shkollës, se po shkoi puna në universitet, nuk mbetet shumë për të bërë”, tha Agim Baçi. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Europa ime: Milosheviçi ka vdekur, por idetë e tij ende lulëzojnë

    Lajmi i rradhës

    Marsh në Kiev për të treguar unitet kundër kërcënimit rus

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë