“Pandemia” e çmimeve – Është bërë tregu shih me sy e plas me zemër

    Pas pandemisë që shkaktoi Covid-19-ta, duket se po përballemi me “pandeminë” e rritjes së çmimeve.

    Në vendin tonë nisi me rritjen e çmimit të bukës, shtatorin e vitit të shkuar, një efekt zinxhir që nuk po ndalet.

    Çmimet e shportës janë rritur me 5000 lekë.

    “Çmimet lart e më lart, rrogat e pensionet poshtë e më poshtë. Ku po shkojmë?

    Është bërë buka mall luksi.

    Po blejmë gjysmën e atyre që blinim më parë.

    Nuk blejmë, ose marrim shume pak mish.

    Pyesni dhe për ilaçet, se edhe ato janë rritur.

    Lulelakra sot 2500 lekë. Molla nga 1000-1300 lekë.

    Është bërë tregu shih me sy e plas me zemër”, shprehen qytetarët. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Mësimet e “Uliksit” të James Joyce-it, një shekull më pas

    Lajmi i rradhës

    Falsifikoi dokumentet zyrtarë, kallëzim penal ndaj personit në komunën Qendër Zhupë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë