PD ka aftësi për të mbledhur njerëz kur i duhen

    FATOS LUBONJA

    Pjesëmarrja është gjëja e parë që mund të komentohet se ishte një lloj prove se sa mbledh tani Sali Berisha dhe sa ishin mbledhur më parë nga PD. Madje edhe rastin e Ilir Metës që bëri atë mbledhjen e njerëzve në bulevard në 2 mars. Ndoqa të gjitha fjalimet dhe them se si pjesëmarrje konfirmohet një aftësi e PD-së për të mbledhur njerëz kur i duhen nga e gjithë Shqipëria. Do thosha se numri është po aty kur ishin Sali Berisha dhe Lulzim Basha bashkë, pak më shumë apo pak, më pak diçka. Që do të thotë se nuk ishte uragan, fjalët, pra, që përdori Berisha. E dyta është kjo se u fol shumë se protestat duhen, por mbetet gjithmonë pikëpyetja se a përmbyset qeveria me protesta dhe me çfarë protestash ikën?! Unë mendoj se prova e vërtetë e protestave është kur vërtet nuk ikin njerëzit nga sheshi. A jemi aty, a jemi në një mobilizim që bën PD-ja për të treguar forcë, unë mendoj se jemi tek ajo.

    Besoj se është logjike në njëfarë mënyre nëse duan të bëjnë politikë, por ajo u paraqit si një protestë as e PD-së, por e shoqërisë civile dhe opozitës, dhe e të gjithë halleve që ka Shqipëria. Ata shkojnë aty se thonë jemi opozitarë dhe pavarësisht se kush është kryetari i opozitës. Mendoj se janë më afër Berishës tani, ndoshta se sa grupi tjetër që nuk është me Berishën, të paktën Alibeaj, Bashën që nuk e shohim. Janë pak këta dhe janë pa zë.

    Se kush e kryeson PD-në është mbyllur më herët, që në votimin e marsit… Problemi është që kush e vendos kryetarin e opozitës, kjo ende nuk është mbyllur. Kjo ishte një provë force që konsolidon Berishën, nuk diskutohet që PD-në e ka Berisha, çështja është që a mjafton për të bërë opozitë PD e Berishës, apo duhet një opozitë tjetër për atë që duan shqiptarët. Me gjithë përpjekjet që ka bërë Berisha, që ta paraqesë si protestë të popullit … duhet punë për ta rritur këtë sepse e pengon shumë e kaluara. “Rama ik” i kemi dëgjuar… këtu është ndërtuar një sistem i tërë që Ramën e ka si koperturë. Çfarë projekti ka ky për të na çliruar nga narkoshteti? Apo do përsërisë historinë që kur vjen në pushtet kalëron narkoshtetin?! U kënaqa që kishte shumë njerëz, por prapë s’e ndiej veten që mund të hyj aty, them se protesta duhej të ishte më efikase ndaj atyre që nuk shkojnë, mua p.sh., në këtë aspekt, mendoj se duhet punë. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Që dialogu të mos rrudhet

    Lajmi i rradhës

    Gir: A do mund të negociohet diçka më e mirë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë