Reagon OKKI: Sali Berisha duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj ndjesive fetare të popullit shqiptar

    Reagimi i Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë

    Ndër treguesit e normalizimit të Islamofobisë në një shoqëri është edhe guximi i drejtuesve politikë për të marrë rolin e teologut për t’i shpjeguar njerëzve se çfarë thotë a nuk thotë Islami. Se çfarë është apo nuk është Islam. Se çfarë është apo nuk është e pranueshme.

    Këtë gabim e bëri edhe z. Berisha gjatë takimit të tij me mirditorët. Gjatë foltorës ai u mor me konceptin e vëllazërisë dhe kombit në Islam. E bëri këtë para mirditorëve katolikë, duke u thënë se Islami nxit ndjenjën e vëllazërisë e jo të kombit. Pra, me pak fjalë, ai po përpiqej t’u thoshte shqiptarëve se Islami dhe muslimanët në thelb janë anti-kombëtarë e se shqiptarët e vërtetë janë katolikët. Se ata janë vëllezërit e tij. Ky ishte nënteksti i asaj që tha për ata që nuk e kuptojnë. Këto janë teza të hershme islamofobe e anti-shqiptare.

    Pyetja është pse? Çfarë shpreson të arrijë z. Berisha me huazimin e kësaj gjuhe? Nëse mendon se me këtë do të fitojë zemrat e katolikëve, atëherë ta dijë se kështu do t’i humbasë zemrat dhe mbështetjen e atyre njerëzve që fenë e kanë pjesë të rëndësishme të jetës së tyre e që nuk lejojnë së askush t’ua nëpërkëmbë besimin e tyre duke e kthyer në muhabet kafeje. Nëse mendon se kjo do ta bëjë të duket më perëndimorë, atëherë ta dijë se nuk janë këto vlerat perëndimore.

    Kjo lloj gjuhe, nuk bën tjetër veçse e përgjason z. Berisha me populistët e ekstremit të djathë në Europë. E nëse mendon se kjo do t’i sjellë përkrahje popullore, atëherë nuk i ka bërë mirë llogaritë dhe ka dëgjuar përsonat e gabuar. Kjo lloj gjuhe nuk gjen terren në një vend si Shqipëria ku harmoninë fetare e ka pjesë të vlerave të saj.

    Berisha duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj ndjesive fetare të popullit shqiptar, e të asaj pjese praktikante. Do t’i bënte nderë vetës dhe asaj pjesë të PD-së që të hiqte dorë nga kjo gjuhë e t’i kërkonte falje publike kujtdo që është ndier i prekur nga kjo.

    Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë e dënon këtë lloj gjuhe. Njëkohësisht i bëjmë thirrje të gjithë hoxhallarëve e OJQ-ve që të reagojnë e të mos lelojnë që raste të tilla të keqërdorimit të fesë të normalizohen.

    Lajmi Paraprak

    Ngrica dhe acar në të gjithë vendin | Probleme me energjinë elektrike në disa zona

    Lajmi i rradhës

    Përsiatje për 5 Majin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë