Për pak të digjet një objekt në Tetovë, zjarri kaploi orenditë e vendosura para kontejnerit

    Zjarrfikësit e Tetovës kanë intervenuar sot pasdite para orës 18:00 në zjarrin që ka rënë në orenditë e mbetura para një kontejneri, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe murin e objektit në rrugën “Strasho Pinxhur” afër kompleksit tregtar “Gjuetari”. Nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Tetovës kanë bërë të ditur se tre zjarrfikës me një automjet kanë arritur ta shuajnë zjarrin, përcjell Nistori.

    “Kishin lënë një krevat dhe gjësende nga kuzhina dhe lloje të tjera mobiljesh. Para orës 18:00 diku është ndezur zjarr, me shumë gjasa i kanë vënë zjarrin qëllimisht mbetjeve të orendive. Në një moment zjarri ka qenë aq i fortë sa ka përfshirë kontejnerin dhe murin e ndërtesës. Mund të ishte një zjarr edhe më i rrezikshëm, kudo ka kabllo dhe instalime. Fatmirësisht kanë ndërhyrë zjarrfikësit – kanë dëshmuar banorët e pallatit.”

    Gjithashtu është thirrur edhe policia për të hetuar zjarrin. /Plusinfo/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 97-të

    Lajmi i rradhës

    Shqiptarët dënohen në Angli, ndërtuan shtëpi bari, vlera e kanabisit 730 mijë stërlina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë