Shqiptarët protestojnë në Hagë, bëjnë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

    Mijëra qytetarë nga Kosova dhe diaspora shqiptare janë mbledhur sot në Hagë për të protestuar në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Nderim për ata që luftuan për të ardhmen tonë”, “Drejtësi për heronjtë e popullit tim”, dhe “Pesë vjet në gjykim, liria nuk duhet askund, padrejtësia nuk mund të zgjasë përgjithmonë – liri tani”, janë disa nga pankartat në gjuhën angleze.

    Me mijëra shqiptarë nga e gjitha bota kanë filluar të mblidhen në qytetin holandez, në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku do të mbahet protesta në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Nga pamjet e fotografitë e dërguara nga ekipi i Telegrafit i cili po raporton nga atje, shihet numër i madh i protestuesve shqiptarë të cilët kanë filluar të mblidhen një orë para se nis zyrtarisht protesta.

    Me flamuj kuq e zi e njëzëri duke thirrur “UÇK”, shqiptarët kanë “pushtuar” Hagën.

    Protesta, e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të mbahet sot në kryeqytetin e Holandës por ajo nuk do të zhvillohet para Gjykatës, por në një shesh tjetër.

    Në mbështetje të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, protesta është thirrur kundër padrejtësive në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Protesta zhvillohet vetëm një ditë para nisjes së fazës së re të procesit gjyqësor.

    Të hënën, pala mbrojtëse do të fillojë paraqitjen e dëshmitarëve, mes të cilëve pritet të jetë edhe James Rubin, ish-ndihmës sekretar i Shtetit në administratën e presidentit amerikan Bill Clinton, i njohur për rolin e tij diplomatik gjatë luftës në Kosovë.

    Ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar ato politike dhe të padrejta, ndërsa mbështetësit e tyre kanë kërkuar vazhdimisht proces transparent dhe të paanshëm.

    Lajmi Paraprak

    Sjellja agresive e Trampit po i bënë bashkë Xinë, Putinin dhe Kimin dhe po e çrregullon rendin e vjetër botëror

    Lajmi i rradhës

    Në Hagë, protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë