Transparency International Maqedoni vazhdon të realizojë aktivitetin e rregullt mujor për monitorimin e rasteve dhe veprimeve lidhur me sjelljet korruptive dhe luftën kundër korrupsionit, të quajtur “Kthjellët – Turbullt”.
Gjatë muajit shtator janë veçuar më shumë raste “të turbullta” sesa “të qarta”. Në ngjarje të “Të kthjellëta” jepet hetimi i hapur paraprak për gjyqtarin Eljvedin Ferati, i cili i ka korrigjoi notat në Universitetin e Tetovës. Po ashtu rasti i ish-drejtorit organizativ të Klinikës së Toksikologjisë, kjo është ngjarja e dytë “e kthjellwt” për shtator 2024.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njoftoi sot se Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas iniciativës së DSKSH-së për ndjekje penale, e ka pranuar iniciativën, ka ngritur lëndë dhe ka filluar procedurën në bazë të propozim aktakuzës kundër drejtorit organizativ të Klinika Universitare për Toksikologji.
Sipas TIM, në “të turbullta” janë Antikorrupsioni, që ka ngritur 65 raste për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit në lidhje me fushatën zgjedhore të vitit 2024, Revizioni i cili ka konstatuar një sërë parregullsish në punën financiare të Klinikës Universitare për Neurologji, pastaj mospërputhjet në menaxhimin e mjeteve buxhetore dhe depozitave të gjykatave, vërejtur nga auditorët – Raporti i auditimit për punën financiare të Gjykatës Themelore Civile Shkup për vitin 2023.
Këtu përfshihet edhe hulumtimi i Qendrës për Komunikim Qytetar: Shpesh ka korrupsion në tenderë, më së shumti për shkak të interesave politike dhe ryshfetit, por edhe për faktin se 13 organizata të shoqërisë civile kërkojnë ndryshime në Ligjin për Planifikim Urban. /Koha/