Shtëpia e Kongresit në Manastir / Objekti mund të shndërrohet në shitore arkivolesh

    “Në ketë shtëpi prej 14-22 nëntor 1908 u mbajt kongresi i Manastirit i atdhetareve Shqiptar në të cilën u pranua alfabeti i tanishëm shqiptar”

    Këto janë fjalët në pllakën e dëmtuar disa here në shtëpinë e alfabetit në Manastir, shtëpi e cila nga politikanet vizitohet më së shumti më 22 nëntor kur edhe shënohet dita e alfabetit shqiptar. Alsat vizitoi këtë monument të rëndësishëm historik të shqiptareve para se politikanet te vizitojnë atë. Por, se a janë bartur problemet e shfaqura edhe këtë vit drejtori Aliu u përgjigj.

    “Problemet nuk ekzistojnë më, ne ia dolëm më në fund me problemet që i kishim, nuk ishin problemet me rrymën por ishin disa probleme tjera që ishin ngatërruar në lidhje me një IPAR fond dhe një kohë të caktuar muzeu i alfabetit ishte me xhirollogari të bllokuar dhe mjetet që na vinin nga Ministria e Kulturës nuk mundeshim t’i shfrytëzojmë dhe t’i zbatojmë për projektet që i kishim dhe punët,” tha Zait Aliu – Drejtor i Muzeut të Alfabetit në Manastir.

    Përveç zhbllokimit të llogarisë që është tejkaluar si problem, ky monument i rëndësishëm historik vazhdon të ketë problemin e një pjese të pronës për të cilën sipas drejtorit detyrohen të paguajnë 1500 euro në muaj qira vetëm të mos hapet dyqan për shitjen e arkivoleve në shtëpinë e alfabetit.

    Në këtë objekt paguhet 1500 euro e cila shumë sigurohet nga Ministria e Kulturës, ndoshta për këtë zonë këtu të qytetit është edhe tepër por ne patjetër të paguajmë ato mjete që të mbrohemi ne si institucion që të mos e blejë dikush dhe të hape ndonjë shitore për arkivole. Kishte fjalë të tilla? Po ndoshta edhe ka, rrotullohen kësi fjalë vetëm që të pengojnë muzeun e alfabetit,” u shpreh Zait Aliu – Drejtor i Muzeut të Alfabetit në Manastir.

    Shtëpia e Alfabetit në Manastir shpesh ishte edhe shënjestër e sulmeve huligane ku shpesh demoloheshin dritaret dhe dyert e hyrjes së këtij objekti. Në vitin 2016 u ngjiten edhe mbishkrime me fjalë ofenduese si “vdekje për shqiptarët’ në derën e Shtëpisë së Alfabetit.

    Këtë vit Shtëpia e Alfabetit në Manastir shënon 115 vjetorin e kongresit të Gjuhës Shqipe me aktivitet të ndryshme kulturore që filluan nga data 14 dhe do zgjasin deri në datën 22 Nëntor kur edhe shënohet dita e alfabetit shqip.

    Lajmi Paraprak

    Kërzhallovski: Tensionet ndër etnike do të rishfaqen

    Lajmi i rradhës

    Raporti i KE përmendi si problem të theksuar edhe menaxhimin me mbeturinat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë