Shtetet e Bashkuara ndalojnë kërkimin e naftës në rezervatet e Alaskës ku jetojnë arinjtë polarë

    Autoritetet amerikane kanë pezulluar aktivitetet e kërkimit të naftës dhe gazit në zonën më të madhe të mbrojtur natyrore në Shtetet e Bashkuara – Alaska, ku jetojnë arinjtë polar.

    Pezullimi do të jetë në fuqi derisa të bëhet një analizë në bazë të ligjit për mjedisin, njoftoi Ministria Amerikane e ngarkuar me menaxhimin e burimeve natyrore federale dhe tokës, raporton Radio Evropa e Lirë (RFE).

    Mangësitë ligjore në dhënien e të drejtave të shpimit janë zbuluar në Refugjatin Kombëtar të Kafshëve të Egra në Arktik në verilindje të vendit, deklaroi ministria.

    Gjatë fushatës zgjedhore, Presidenti Joseph Biden u zotua të mbrojë habitatet natyrore.

    Masa ndaloi një vendim të diskutueshëm nga ish Presidenti Donald Trump për të dhënë të drejta shpimi për dhjetë vjet. Administrata Trump hapi rrugën për shpime në 2017 duke ndryshuar ligjin dhe u përball me rezistencë nga organizatat mjedisore.

    Lajmi Paraprak

    Tumoret godasin moshat e reja, kryesisht femrat 30-40 vjeçare

    Lajmi i rradhës

    STINË E FTOHTË

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë