Shtetet e BE-së do të vendosin vetë nëse i pranojnë pasaportat me emrin e vjetër të Maqedonisë së Veriut

    Përderisa vazhdon “debati” për mundësinë e përdorimit të pasaportave të RMV-së që janë të vlefshme, por me emrin e vjetër, si dhe nëse ato mund të përdoren për të udhëtuar nëpër vendet e BE-së, nga Delegacioni i BE-së në Shkup thonë se njohja e dokumenteve të udhëtimit nga vendet e treta është përgjegjësi në vete e çdo shteti anëtar të Bashkimit Evropian.

    “Është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe obligimet që kanë të bëjnë me ndryshimin e pasaportave, që ka të bëjë me Marrëveshjen e Prespës.

    Kujtojmë se pranimi i dokumenteve të udhëtimit nga vendet e treta është në kompetencë të çdo vendi anëtare të BE-së”, thonë nga Delegacioni i BE-së për “Sloboden Peçat”.

    Lajmi Paraprak

    Tre gabimet e zakonshme në shtëpi që ju “rrisin” faturat e ngrohjes – si mund të kurseni?

    Lajmi i rradhës

    Osmani: E bindur që Ukraina do të njohë një ditë shtetësinë e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë