Shteti paguan me dhjetëra miliona euro dhe ende nuk ndërtohet qendra klinike “Nëna Tereza”

    Pagesa e shumës prej 8.5 milionë euro për mos ndërtimin e qendrës klinike ”Nëna Terezë”, në Shkup, është vetëm rasti i fundit i ndëshkimit të institucioneve ndërkombëtare financiare për institucionet e ndryshme në Maqedoni. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se do të formohet një ekip i cili do të punojë në rastin e pagesës së ”penaleve”, për mos ndërtimin e këtij objekti. Ai pritet të realizojë takim me avokatët nga Italia që e përfaqësojnë kompaninë që duhej të ndërtojë objektin dhe që kërkon një shumë të madhe si dëmshpërblim për mos realizimin , apo për ndërprerjen e parakohshme të kontratës. Opsion tjetër për zgjidhjen e kontestit për Ministrinë e Shëndetësisë mbetet edhe Gjykata e Arbitrazhit në Paris.

    Kontrata për ndërtimin të qendrës së re klinike ishte e vlefshme 72 milionë euro dhe u nënshkrua në vitin 2017, nga ekzekutivi i mëparshëm, ndërsa qeveria e re e shkëputi kontratën edhe paralajmëroi se do të ndërtoi qendër të re klinike me një vlerë prej 500 milionë euro.

    Mirëpo me këtë rast, nuk përfundojnë pagesat e institucioneve të ndryshme të shtetit që kanë paguar apo paguajnë dëmshpërblime për mos realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara me debitor apo borxhli privat apo me institucione të ndryshme evropiane financiare.

    Në vitin e kaluar kemi paguar 6.5 milionë euro dëmshpërblim për mos ndërtimin e një pjese të hekurudhës në drejtim të Bullgarisë në llogari të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Kjo shumë është paguar në emër të kamatave dhe harxhimeve për mjetet jo të realizuara të huamarrjes së kontraktuar dhe që nuk është tërhequr të hekurudhës Beljakovci-Kriva Pallankë.

    Pesë vite më parë ndërmarrje e shtetit për transmetimin e rrymës, i detyrohej një gjobë a Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në shumën prej afro 800 mijë euro për shkak të mos fillimit me kohë të projekteve, për të cilat kompania kishte marrë kredi nga banka, në vlerë rreth 50 milionë euro.

    Kjo është shënuar edhe në vërejtjet në raportin paraprak të Entit Shtetëror të Auditimit, mbi operacionet materiale dhe financiare të kompanisë. Auditimi është porositur nga menaxhmenti i mëparshëm i kësaj ndërmarrjeje shtetërore, ndërsa pretendimet janë konfirmuar edhe në auditimin e brendshëm të kryer nga të gjithë menaxherët gjatë pranim dorëzimit të funksioneve, me kërkesë të menaxhmentit të ri.

    Njëherësh, shteti i kanoset edhe pagesa e dëmshpërblimeve edhe për mos realizimin e obligimeve ndaj kreditorëve të jashtëm për transportin e shpejtë në Shkup. Ndër rastet e tjera që shteti ka paguar dëmshpërblime të ndryshme për mos realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara por që nuk janë realizuar, është edhe ai kur në vitin 2007 duhej të paguajmë 86 milion dollar për obligimet jo të realizuara në periudhën 1999-2007 , ndaj kompanisë OKTA apo Helenik Petroleum si pronare e rafinerisë së Shkupit, që në vitet e kaluara nuk merret me prodhim por vetëm me tregti. Pas barazimit të obligimeve të ndërsjella dhe në bazë të vendimit të humbur gjyqësor të arbitrazhit, si shtet i paguam kësaj kompanie 40 milionë dollarë. 

    Lajmi Paraprak

    RMV mund të prodhojë energji elektrike vetëm teoritikisht, por jo praktikisht

    Lajmi i rradhës

    Pensionimi i mjekëve në RMV mbyll ambulancat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë