RMV mund të prodhojë energji elektrike vetëm teoritikisht, por jo praktikisht

    Ish-kryetari i Shoqatës së Minierave, Nikolajço Nikolov, në “Magazina Ekonomike” në Alsat, i bëri thirrje shtetit që të marrë në dorë burimet energjetike, sepse sipas tij kjo do të lehtësonte procedurën për investitorët e huaj në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë.

    “Nuk ka shtet sovran, që nuk ka energjinë e vet. Në të kundërtën nuk është sovran, është i varur… shteti duhet të formojë një organ që do të studiojë se ku mund të vendosen fotovoltaikët, të studiojë se çfarë mundësi lidhjesh kemi dhe pastaj të kërkojë investitorë. Unë garantoj që investitorët do të vijnë. Shteti duhet ta marrë këtë në dorë”, deklaroi Nikolajço Nikolov, ish kryetar i Shoqatës së Minierave.

    Ekspertët presin defekte në objektet energjetike- termocentralet janë të vjetra

    Rritja e prodhimit të energjisë elektrike është e mundur vetëm teorikisht, por jo në praktikë, konsideron Mitko Andreevski, konsulent i energjisë. Siç thotë ai, termocentralet janë të vjetra dhe priten defekte.

    “Statistikat treguan se në 15 vjet është normale të shfaqen defekte dhe këto janë termocentrale të vjetra. Por të supozohet se do të mbijetojmë gjithë dimrin pa kufizime është shumë optimiste për mua”, deklaroi Andreevski.

    Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Blagoja Ralpovski, vlerësoi se dokumenti i masave për uljen e shpenzimeve në sektorin publik, i prezantuar nga Qeveria, është miratuar pa analizë dhe ka lejuar mundësi për partizimin e administratës.

    “Ky dokument u jep mundësi që të partizojnë 100% administratën publike… Konstatojmë se masat dhe rekomandimet janë miratuar në mënyrë të përgjithshme, nuk kemi asnjë analizë të atyre masave dhe rekomandimeve. I gjithë opinioni duhet të konkludojë se në Maqedoni nuk ekziston dialog, sidomos dialogu social”, deklaroi Bllagoja Ralpovski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dibra ballafaqohet me mungesë të personelit mjekësorë

    Lajmi i rradhës

    Shteti paguan me dhjetëra miliona euro dhe ende nuk ndërtohet qendra klinike “Nëna Tereza”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë