Shteti po përgatit gjykatës dhe prokurorë të rinj, së shpejti pritet të fillojnë me punë

    Të hënën, 97 kandidatë të rinj për gjykatës dhe prokurorë do të nisin të ndjekin Akademinë. Kjo do të jetë gjenerata e tetë e pjesëmarrësve të Akademisë, e cila prodhon gjykatës dhe prokurorë dhe është me numër më të madh deri më tani.

    Deri në fund të vitit, 59 gjykatës dhe prokurorë të rinj të trajnuar duhet të largohen nga Akademia dhe do të mund të fillojnë punën.

    Megjithatë, në çdo përzgjedhje të kandidatëve në Akademi ka të afërm të gjykatësve dhe prokurorëve që janë të ranguar lartë në sektorin gjyqësor.

    Por, sipas drejtoreshës së Akademisë, Natasha Gaber Damjanovska, kjo nuk është pengesë.

    “Asnjë proces nuk mund të jetë diskriminues. Thirrja publike për aplikim të kandidatëve, nëse i plotësojnë kushtet ligjore, dhe në këtë rast, veç të tjerash, kanë dhënien e provimit të jurisprudencës dhe të paktën 2 vjet punë në çështjet juridike, konsideroj se nuk këshillohet të ketë diskriminim ose dikujt t’i ndalohet apo kufizohet ajo e drejtë”, tha Natasha Gaber Damjanovska, drejtoreshë e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë.

    Megjithatë, as gjenerata e tetë e gjykatësve dhe prokurorëve nuk do të plotësojë vendet e zbrazëta.

    “Këta kandidatë nuk janë të mjaftueshëm për nevojat e Prokurorisë Publike dhe të gjyqësorit…”, u shpreh Ljubomir Joveski, shef i Prokurorisë Republikane.

    Numri i gjykatësve dhe prokurorëve të nevojshëm vendoset nga Këshillat e Gjykatësve dhe Prokurorëve, si dhe nga Prokuroria Publike dhe Gjykata e Lartë.

    “Shpresoj që vlerësimet e bëra nga ana e tyre të jenë reale dhe në atë drejtim numri i gjykatësve dhe prokurorëve do të jetë i kënaqshëm”, theksoi Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Themelore Penale Shkup.

    Kandidatët për gjykatës dhe prokurorë do të trajnohen për dy vite për të qenë në gjendje në të ardhmen ta ndajnë drejtësinë. Prokurorisë aktualisht i mungojnë 100 prokurorë, ndërsa në gjykata punojnë 140 gjykatës më pak.

    Por, kjo është sipas sistematizimit të vendit tonë. Sipas mesatares evropiane, Maqedonia ka tepricë gjykatësish ndërsa numri i prokurorë mund të jetë më i madh. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ç’lidhje ka lufta e Ukrainës me krimin kibernetik?

    Lajmi i rradhës

    Gjykata në Ohër e ka radhën të veprojë lidhur me akt referimin e Kamçevit për dënimin me burg

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë