Nuk ka fund rritja e çmimit të banesave në Shkup!

    “Shes banesë prej  69 m2 për  150000 euro në Kapishtec, i rinovuar, me mobilie”. Një banesë tjetër prej 80m2 afër City Mall shitet për 140000 euro dhe për këtë çmim keni një dhome gjumi, parkim para ndërtesës dhe pamje te bukur sepse banesa është ne katin e tete. Çmimi i një metri katror për një ndërtesë të re që duhet të ndërtohet pas dy viteve në pjesën qendrore të Shkupit është afër 2200 euro.

    Në të njëjtën kohë, u rritën edhe çmimet e qirave për hapësirat e banimit. Një banesë e vjetër në Qendër kushton 400 euro, për  apartament me një dhomë, dhe 500 euro për apartament me dy dhoma. Afër Qendrës Klinike, qiraja e një apartamenti 40 m2 është 250 euro, ndërsa një apartament me mobilie luksoze prej rreth 50 m2 kushton 600 euro.

    Këtë vit çmimet e banesave kanë shënuar rritje të vazhdueshme dhe këtë e tregojnë të dhënat e Bankës Popullore. Në fund të tremujorit të tretë, më 30 shtator, çmimet u rritën me 11% në bazë vjetore, pra për 2.9% më shumë se në tremujorin e dytë.

    “Analiza e dinamikës tregon përshpejtim të rritjes gjatë vitit, kështu që norma mesatare vjetore u rrit nga 14.4% në gjysmën e parë të vitit  dhe në 20.9% në gjysmën e dytë të vitit. Nga fundi i vitit 2022, rritja e çmimit të banesave filloi të ngadalësohej, që vazhdoi në gjysmën e parë të 2023, edhe pse është ende në një nivel më të lartë (12.9% në tremujorin e dytë të 2023)”, thonë nga Banka Popullore.

    Ekspertët besojnë se pas pandemisë së virusit Korona ka pasur rritje të kërkesës, që së bashku me pasigurinë që e shkaktoi  lufta në Ukrainë dhe me rritjen e çmimeve të materialeve, veçanërisht të hekurit, bëri që çmimet të rriteshin deri në qiell.

    Tregu i pasurive të paluajtshme pritet të stabilizohet në vitin e ardhshëm sepse kërkesa është ulur dhe oferta pothuajse është dyfishuar.

    “Oferta për banesat e reja vazhdon të rritet për shkak të numrit të rritur të ndërtesave që po ndërtohen. Në tre kuartetet e para në vitin 2022, oferta mesatare e banesave arriti 25.901 banesë që paraqet rritje prej 13,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, theksojnë nga Banka Popullore.

    Regjistrimi i fundit tregoi se nga gjithsej 839.000 banesa,  63,4% ishin të banuar. Nga 243.000 banesa në Shkup, regjistruesit shënuan se 70.000 janë të zbrazëta. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    “Shtrenjtë është, por nuk ka më lirë” / A janë përgatitur qytetarët për ngrohje me dru?

    Lajmi i rradhës

    Vanja Gjorçevska është gjetur e vdekur!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë