Shtrenjtohen për 15 për qind aranzhmanet në Ohër dhe Strugë

    Sezoni turistik në Ohër dhe Strugë është në kulmin e vet, por punonjësit e turizmit thonë se përballen me një sërë problemesh, si infrastruktura e dobët rrugore dhe rruga e pasigurt nga Shkupi. Thonë se shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe i produkteve të tjera ushqimore ka shtyrë ata t’i që t’i rrisin çmimet e aranzhimeve nga 10 deri në 20%.

    “Sfidat janë të mëdha. Ne e dimë situatën në Ukrainë. Së fundmi kemi informacione se numri me Covid 19 është në rritje. Kemi shumë njoftime, por nuk është si dikur kur prenotohej një apo dy muaj përpara, por tani rezervohet 15 ditë përpara.  Normal njerëzit nuk janë të sigurt për shkak të situatave në botë, ka edhe rritje të çmimeve, por edhe mysafirët tanë dhe të huaj e dinë të gjithë situatën, se ka rritje të çmimeve në të gjithë botën”, tha Ilçe Dimitireski – menaxher i hotelit në Ohër.

    Në Strugë shpresojnë më së shumti nga mërgimtarët, të cilët duhet ta mbushin qytetin këtë verë.

    Grupet që vijnë në Strugë shoqërohen me guida turistike, pasi në Strugë nuk ka guidë turistike, ankohen nga sektori i turizmit.

    Lajmi Paraprak

    Lufta në Ukrainë sjell vërshim të armëve ilegale në Europë

    Lajmi i rradhës

    A do të miratohet këtë vit ligji për veprimin klimatik në RMV?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë