Shtrenjtohet jetesa!

    Rritje e indekseve të shpenzimeve për jetë në qershor të vitit 2021, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar te pemët e freskëta dhe të ftohura për 15.7%, sheqeri, mjalti, çokollata, marmelada dhe prodhimet e ëmbëlsirave për 0.8%, vaji dhe yndyrërat, prodhimet ushqimore për 0.7%, peshku dhe frutat e detit për 0.6%, mishi, qumështi, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e pemëve dhe perimet për 0.3%, birra, vera për 0.2%

    Shpenzimet e jetës në qershor të këtij viti, në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, shënojnë rritje për 2.7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë u rritën për 4.0 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë. Shpenzimet e jetës në qershor në krahasim me majin janë më të larta për 0.5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 0.9 për qind. Rritje e indekseve të shpenzimeve për jetë në qershor të vitit 2021, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar te pemët e freskëta dhe të ftohura për 15.7%, sheqeri, mjalti, çokollata, marmelada dhe prodhimet e ëmbëlsirave për 0.8%, vaji dhe yndyrërat, prodhimet ushqimore për 0.7%, peshku dhe frutat e detit për 0.6%, mishi, qumështi, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e pemëve dhe perimet për 0.3%, birra, vera për 0.2%.

    Në qershor, gjithashtu, rritje e indekseve të shpenzimeve për jetë është shënuar edhe te transporti i aviacionit për 27.8%, shërbimet për akomodim 4.6%, materialet tjera të shtypura për 2.5%, lëndët djegëse për amvisëritë 2.1%, librat 1.7%, ndihmat dhe pajisjet terapeutike për 1.1%, veshmbathjet, veglat dhe pajisjet e mëdha, restorantet, kafenetë dhe ngjashëm. Prodhimet për higjienë personale janë shtrenjtuar për 0.6%, pajisjet fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike për 0.5%, shërbimet tjera lidhur me  vendbanimet, të papërmendura në vend tjetër për 0.4%, karburantet dhe lubrifikantët për mjete transportuese personale, shërbime tjera për pajisjen e transportit personal, pajisje informatike për përpunimin e të dhënave për 0.3%, atletet, materialet për  mirëmbajtje dhe rregullim të vendbanimeve, aranzhmanet turistike për 0.2%.

    Zvogëlim i indekseve të shpenzimeve për jetë në qershor të vitit 2021, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar te perimet e freskëta dhe të ftohura, përveç patateve dhe frutat tjera të rrënjosura për 10.5%, vezët për 0.7 për qind dhe orizi për 0.2%. Gjithashtu, zvogëlim i indekseve të shpenzimeve për jetë është shënuar edhe te mbledhja e ujërave të ndotur për 3.7%, gazi për amvisëritë për 2.6%, aparatet elektrike për higjienë personale 1.4%, aparatet e vogla për amvisëri 1.2%, kopshtet, bimët dhe lulet për 0.8%, manarët dhe produkte të lidhura për 0.4%, aparatet e mëdha për amvisëri, automjetet motorike për 0.2%, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Kulturës nuk gjen derman me kriteret

    Lajmi i rradhës

    Dy republikat shqiptare jashtë “Zonës së Novi Sadit” dhe një padi për drejtësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë