Ministria e Kulturës nuk gjen derman me kriteret

    Ministria e Kulturës është në përgatitje e sipër të ndryshimeve që nuk i solli dot Ligji i ri për kulturën që për një kohë më të gjatë qëndron i bllokuar në Parlament. Mesa duket, as ndryshimi i anëtarëve të komisioneve dhe as modeli i ri i aplikuar për përcaktimin e vlerësimit të pikëve, nuk kanë qenë të mjaftueshme. Në MK nuk mohojnë se do të ketë risi, por shkurt pohojnë se është ende herët për të ndryshuar formularët e aplikimit

    Kritere të reja konkurrimi për konkurset e programit të ardhshëm vjetor për projektet me interes nacional në kulturë. Ministria e Kulturës është në përgatitje e sipër të ndryshimeve që nuk i solli dot Ligji i ri për kulturën që për një kohë më të gjatë qëndron i bllokuar në Parlament. Mesa duket as ndryshimi i anëtarëve të komisioneve, as model i ri i aplikuar për përcaktimin e vlerësimit të pikëve, nuk kanë qenë të mjaftueshme. Kriteret do të pësojnë ndryshime dhe nuk përjashtohet mundësia që bashkë me to edhe përbërjet e komisioneve.

    Të parët që aplikojnë janë institucionet nacionale, për të cilët në faqen zyrtare janë publikuar formularët që duhet të plotësojnë për draft programin e vitit të ardhshëm, ndërsa në muajin tetor aplikohet nga institucionet e nivelit lokal ose ato private, individë, shoqata.., e të tjera, ndërsa rezultatet shpallen së bashku. Zyrtarisht, në Ministrinë e Kulturës nuk mohojnë se do të ketë risi, por shkurt pohojnë se është ende herët për të ndryshuar formularët e aplikimit.

    “Formularët e aplikimit për institucionet nacionale janë të njëjta, nuk ka ndryshime, ndërsa për shfrytëzuesit e tjerë është ende herët”, thonë në Ministrinë e Kulturës. Pavarësisht transformimeve që kanë pësuar thuajse çdo dy vjet kriteret e konkurrimit, mënyra e vlerësimit të projekteve fituese, emrat e anëtarëve të komisioneve, skandalet dhe pakënaqësitë kanë shoqëruar çdo vit shpalljen e rezultateve. Vitin e kaluar MK paralajmëroi se ka ndryshuar formën e vlerësimit, ndërsa po ashtu zëvendësoi ish anëtarët dhe kryetarët e komisioneve me synimin për të luftuar korrupsionin dhe për të mos lejuar abuzime si vitet e kaluara gjatë përzgjedhjes së projekteve fituese.

    “Këto ndryshime thelbësore në konkurse u bënë pas vërejtjeve të Revizionit, Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në lidhje me nevojën për kritere të qarta për përcaktimin e shumës së fondeve për projektet e mbështetura”, deklaruan nga Ministria e Kulturës. Por vërejtjet e adresuara pas rezultateve ishin të njëjta për mënyrën e paqartë të dhënies së pikëve, fondet e vogla për realizimin e projekteve, favorizime.., e të tjera./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Gorrie, mjeku që zbuloi sistemin e ftohjes së ajrit

    Lajmi i rradhës

    Shtrenjtohet jetesa!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë