Dendias: Greqia ndjen “një detyrë të madhe morale për të ndihmuar të gjithë rajonin t’i bashkohet Europës”

    Pozicioni i fortë i Greqisë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mbajnë konferencat e para ndërqeveritare me BE-në, përsëriti ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pas takimit me homologen e tij nga Kosova Donika Grvala-Schwartz.

    Dendias tha se bisedimet u përqendruan në perspektivën evropiane të rajonit, situatën në Ballkanin Perëndimor, mundësitë për bashkëpunimin energjetik si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

    “Përsërita angazhimin e vendosur të Greqisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor aty ku i takon, në familjen evropiane, duke theksuar pozicionin e saj të fortë në organizimin e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Dendias.

    Ai tha se Greqia, si vendi i parë ballkanik që u bë pjesë e familjes evropiane, ndjen “një detyrë të madhe morale për të ndihmuar të gjithë rajonin t’i bashkohet Evropës”.

    Lajmi Paraprak

    Si e shohin liderët e partive shqiptare në RMV nismën “Ballkan i hapur” pa Kosovën

    Lajmi i rradhës

    SHTYRJA E GJYSMËVJETORIT – profesorët me kritika: Ajo që më pak iu duhet nxënësve është vazhdimi i pushimit dimëror

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë