“Shujta” e Qeverisë u mundëson studentëve vetëm blerjen e ujit

    Me 140 denarë studentët mund të blejnë vetëm ujë, kështu thotë një student i cili e ka marrë kartelën e ushqimit të studentëve dhe nga dita e sotme do të mund ta shfrytëzojë atë.

    “A ke aplikuar? E ke marrë kartelën? Po, e kam marrë,  A mendon se mjaftojnë për një student? Jo. Çfarë mendon se mund të blejë një student me aq para? Ujë, pasi ushqim nuk mund të blesh me 140 denarë, nëse shkon në restorant me 140 denarë çfarë do të marrësh vetëm një pije. Janë shumë pak”, deklaroi një student.

    Ndërsa një student tjetër thotë se ende nuk ka aplikuar për këtë kartelë studentore dhe mendon se me rritjen e çmimeve nuk do të ndryshonte asgjë në buxhetin studentor.

    “Nuk mendoj se do të aplikoj. Përse? Nuk kam ndonjë arsye të caktuar, por duke marrë parasysh çmimet që janë rritur mendoj se nuk është e mjaftueshme?”, tha një tjetër student.

    Lidhur me çështjen e kartelave ushqimore, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri theksoi se deri më tani mbi 70% e studentëve kanë aplikuar dhe shumica e tyre i kanë marrë kartelat. Në tre muajt e ardhshëm sipas tij do të shihet nëse ka nevojë për ndryshime ligjore shtesë.

    “140 denarë është bazë ligjore e cila është për një ditë, qëllimi i racionit studentor ushqimor është ditor dhe të gjithë studentet duhet ta shfrytëzojnë në bazë ditore, ka vende që një shumë të grumbullohet por jo maksimumi të mos harxhohet pasi nuk arrihet qëllimi i racionit studentor dhe çdo lloj ndryshimi duhet të bëhet me ndryshim ligjor”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

    Ndërkohë se sa studentë janë regjistruar në këtë vit akademik, nga Enti i Statistikave ende nuk kanë ndonjë shifër zyrtare. Por në vitin akademik 2022/2023 janë regjistruar gjithsej 53.821 studentë dhe sipas statistikave ka pasur rritje prej 4.2% krahasuar me vitin akademik 2021/2022. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Grubi e ka shndërruar Lotarinë Shtetërore në bastion të BDI-së dhe të biznesmenëve pro rusë”

    Lajmi i rradhës

    Mariçiq: Pas ndryshimeve kushtetuese, nuk pres bllokadë tjetër nga Bullgaria

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë