Si do të realizohet procesi i votimit në kohë pandemie?

    Dezinfektimi i duarve, mbajtja e maskës dhe distanca do të jenë të detyrueshme të respektohen si nga ana e votuesve ashtu dhe nga ana e anëtarëve të këshillave zgjedhor komunal. Protokollet për parandalimin e përhapjes së virusit parashohin që votimi të kryhet me një stilograf, dhe i njëjti të dezinfektohet pas përdorimit të secilit votues. 

    Por, si do të realizohet procesi i votimit në kohë pandemie?

    Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka kërkuar ndihmë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse për këtë proces dhe nga ta ka marrë këto rekomandime, që duhet të ndiqen nga votuesit:

    – Para vendvotimit duhet të ketë një person që mba rend dhe rregullsi në vendvotim, për të garantuar distancë prej 1,5 deri në 2 metër të votuesve. Në rast se ka rrëmujë në vendvotim, personi përgjegjës duhet t’i njoftoj të gjithë për masat që duhet të merren për të mbrojtur shëndetin e tyre.

    – Vendvotimi (klasa, korridore dhe sallat) duhet që të pastrohen dhe ajrosen sistematikisht që të parandalohet infektimi me COVID-19 nga ajri për votuesit dhe për komisionet nëpër vendvotime.

    – Personi përgjegjës për rend dhe masa në vendvotim duhet që të dezifektojë duart e votuesve para hyrjes në vendvotim.

    – Personi përgjegjës për rend dhe masa duhet që t’i përkujtojë votuesit se duhet të kenë maska nëpër korridore, vendvotim dhe jashtë vendvotimeve.

    – Gjatë identifikimit me letërnjoftim apo pasaportë, votuesi për disa sekonda duhet ta menjanojë maskën nga fytyra që t’ju jep mundësi komisionerëve që ta identifikojnë.

    – Personi për rend dhe siguri duhet që të parandalojë prezencë të më shumë njerëzve, aq sa ka paravana për votim.

    – Votuesit duhet të ndjekin shenjëzimin gjatë hyrjes dhe daljes nga vendvotimi.

    – Gjatë daljes votuesi duhet edhe një herë të dezifektojë duart, që të parandalohet bartja e virusit nga stilolapsi, nga mjeti për shenjëzim i gishtave apo nga ambienti i vendvotimit. 

    Krahasuar me zgjedhjet paraprake të vitit 2017-të, në këto zgjedhje ka 10.220 votues më shumë, ndërkaq krahasuar me zgjedhjet e para lokale të RMV-së të cilat janë mbajtur para 25 vjetëve, sot ka 329.576 votues më shumë.

    Lajmi Paraprak

    MPB edhe sot do të lëshojë letërnjoftime, me qëllim për të pasur mundësinë e votës

    Lajmi i rradhës

    Me çka dallon hajdutëria dhe demokracia e sotme, nga robëria dhe njëmendësia e deridjeshme?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë