SI NË FILMA AKSION – Shoferi ther një polic, ndërsa përplas dy të tjerë me veturë (Video)

    Gjatë ditës së djeshme në Resnje janë sulmuar disa policë, njëri prej të cilëve është therur, ndërsa dy të tjerë janë goditur me veturë. E gjithë ngjarja është xhiruar me kamerë nga dëshmitarë okularë.

    “Rreth orës 08:00 në rrugën Manastir-Resnje, vetura “Peugeot” e drejtuar nga I.Gj.(41) nga Rosomani nuk është ndalur në shenjë ndalese nga punonjësit e policisë dhe me veturë ka goditur dy prej tyre. Menjëherë pasi u ndalua, ai ka plagosur me një mjet të mprehtë një punonjës policie në detyrë. Ai është ndaluar në Stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Lajmi Paraprak

    Petkov: Të drejtat e bullgarëve në RMV janë prioritet për qeverinë bullgare

    Lajmi i rradhës

    A është rritur borxhi i Komunës së Tetovë për kaq sa është kryetar Bilall Kasami? (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë