Si u tkurr buxheti për kulturën nga 2018-2023

    Qeveria po ndan çdo vit edhe më pak fonde për kulturën. Nëse kulminacioni arriti gjatë realizimit të projektit “Shkupi 2014”, përqindja që kultura merr nga buxheti i përgjithshëm zvogëlohet vit pas viti, duke e vendosur Maqedoninë në mesin e vendeve me renditjen më të ulët në rajon për nga fondet që jep në kulturë. Në vitin 2017 buxheti ishte 67 milionë euro ose 15,43% më shumë sesa e një viti më parë). Një vit më pas, në 2018 buxheti u rrit me 4.48% më shumë, ose rreth 69 milionë euro, ose 2 për qind e buxhetit të përgjithshëm që u konsiderua nga Ministria e Kulturës si buxheti më i madh procentualisht në raport me vendet e rajonit. Me këtë buxhet Ministria e Kulturës deklaronte se “i dhamë fund Projektit Shkupi 2014”.

    Uljen e pëson një vit më vonë, në 2019 kur buxheti i përgjithshëm llogaritej mbi 51 milionë euro. Dhe sidomos në vitin 2021. Përqindjet e ulëta janë justifikuar me krizën ekonomike, borxhet, abuzimet, e të tjera. Buxheti prej 53 milionë euro i vitit 2021, në raport me buxhetin e përgjithshëm është 1.23 për qind, u quajt real për të krijuar një kulturë që do të jetë në lidhje me realitetin.

    Por edhe si pasojë e keqpërdorimeve, ku si pasojë buxheti i 2020 kishte shkelur thellë në 2021. Ky buxhet për kulturë. Buxheti i vitit 2022 u miratua në vlerën mbi 62 milionë euro, (rreth 10 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar). E llogaritur në përqindje kultura mori 1,49 nga buxhetit i përgjithshëm.

    “Pra as nga larg ne nuk jemi të kënaqur me 1,49 për qind nga buxheti i përgjithshëm, qëllimi ynë është që vitet e ardhshme të shkojmë në tre deri në katër për qind e buxhetit të përgjithshëm të jetë për kulturën. Por që një gjë e tillë të ndodhë puna e institucioneve të kulturës dhe skenës së pavarur të jetë e justifikuar”, deklaronte ish ministrja Stefovska.

    Por jo vetëm që nuk u rrit, por këtë vit buxheti i Ministrisë së Kulturës sërish pësoi rënie. Gjithsej 61,6 milionë euro, me fokus në dy qëllime – kujdesin për trashëgiminë kulturore dhe historike ekzistuese dhe hapjen e perspektivave për zhvillimin e kulturës. Reduktimi i buxhetit me disa milionë euro më pak ka prekur më shumë skenën e pavarur kulturore, por edhe ecurinë e një sërë projektesh kapitale, mes tyre Teatri dhe Biblioteka e Tetovës, që po zgjasin me vite. Për rrjedhojë, buxheti për financimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës për vijimin e punimeve për vitin 2023 është dyfish më i vogël sesa është deklaruar sipas dinamikës së pagesës për fazën e dytë të projektit.

    Sipas parashikimeve – planifikohej që në vitin 2023 fondi që do të ndante Ministria e Kulturës do të ishte 330 milionë denarë, ndërsa në buxhetin e publikuar të Qeverisë për vitin 2023, kjo shumë u reduktua me 145 milionë denarë. Sa i takon për skenën e pavarur artistike përqindja e fondeve të ndara ka rënë nga 10 për qind në gjashtë për qind tre vitet e fundit. Për projektet e miratuara për këtë vit, në Konkurset e fundit shuma totale është 12.5 milionë euro, për dallim nga një vit më parë ku u mbështetën me 17 milionë euro.

    2018: 69 milionë e 406 mijë euro

    2019: 51 milionë e 478 mijë euro

    2020: 55 milionë euro

    2021: 53 milionë euro

    2022: 62 milionë e 692 mijë euro

    2023: 61.6 milionë euro /koha/

    Lajmi Paraprak

    Grubi ankohet për sulmet e VMRO-së: Fushatë kundër BDI-së

    Lajmi i rradhës

    “BALLKANI I HAPUR” | Taravari: Të rishqyrtohet pozita e Maqedonisë në këtë projekt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë