Siljanovska: askush nuk na e dhuroi shtetin, prandaj nuk duhet të lejojmë rishikim të historisë

    Presidentja e re e vendit, Gordana Siljanovska Davkova / Fotografi: Ognen Teofilovski/REUTERS

    Presidentja Siljanovska – Davkova në fjalimin e saj theksoi se 11 Tetori është dita kur populli maqedonas pa hezitim zgjodhi anën e duhur në luftën më të madhe në historinë e njerëzimit dhe siç tha ajo, “nuk është rastësi që shteti i Maqedonisë për të cilin u flijian Ilindenasit për të cilin luftuan antifashistët, vazhdon prej 80 vitesh”.

    “Më 11 tetor 1941, populli i Maqedonisë arriti të drejtën njerëzore për t’i rezistuar shtypjes, padrejtësisë dhe okupimit dhe guximshëm, pa hezitim zgjodhi anën e duhur në luftën më të madhe në historinë e njerëzimit. 11 Tetori është dita kur me guxim dhe vendosmëri iu bashkuam koalicionit antifashist të popujve mendjehapur dhe liridashës. Lufta heroike kundër fashizmit na bashkoi, na rilindi dhe na dha legjitimitet si komb që të krijojmë shtetin e lirë të Maqedonisë në mbledhjen e parë të KAÇKM-së. Si një nga triumfet më të mëdha demokratike të njerëzimit, antifashizmi na mundësoi që në skenën historike të veprojmë të barabartë dhe me ndërgjegje të pastër për të marrë pjesë në rindërtimin e botës së shkatërruar. Nuk është rastësi që shteti i Maqedonisë për të cilin u flijuan Ilindenasit dhe për të cilin luftuan antifashistët, zgjat tashmë për 80 vite”, deklaroi Siljanovska-Davkova.

    Himni i Maqedonisë, shtoi ajo, simbolizon luftën e pandalshme për drejtësi dhe siç shton, “solli vazhdimësinë me Ilindenin, duke paralajmëruar lirinë e Maqedonisë”.

    Ajo tha se çdo gjeneratë e re përballet me sfida të reja, ndërsa sakrificë më të madhe, “duhet ta japin ata që kanë përgjegjësi më të madhe dhe duhet të luftohet përsëri për këto vlera”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në MPB u përpoqën ta bindin një turk të marrë pasaportë në gjuhë tjetër nëse dëshiron që ta marrë më shpejtë

    Lajmi i rradhës

    BE-ja miratoi Agjendën reformuese të RMV-së konform Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë