Pandemia ndryshoi protokollet

    Gafat gjatë takimeve janë të shumta, interpretimet për to edhe më të shumta, nga ngathtësia spontane, te disa mesazhe të fshehura që politikanët i dërgojnë qëllimisht publikut gjatë takimeve shtetërore. Gjitha këto pyetje gjatë viteve të fundit bëhen gjithnjë e më aktuale, sidomos kur në opinion vërehen shkelje serioze të sjelljeve të protokolleve të sjelljes

    Përshëndetjet, gjestet, rrobat, ecja, sjellja dhe gjuha joverbale e trupit janë të gjitha mesazhe në politikë dhe diplomaci. Ndërsa është fakt se pandemie dukshëm ka ndikuar duke ndryshuar mënyrën e sjelljes dhe protokollit te shtetarët dhe politikanët. Tani, në këto rrethana dhe mjedis të ndryshuar, a ndjekin politikanët një etiketë të caktuar protokolli apo veprojnë sipas vullnetit të tyre, duke dërguar mesazhe konfuze ose të paqarta në publik gjatë takimeve të tyre shtetërore? Gafat gjatë takimeve janë të shumta, interpretimet për to edhe më të shumta, nga ngathtësia spontane, te disa mesazhe të fshehura që politikanët i dërgojnë qëllimisht publikut gjatë takimeve shtetërore. Gjitha këto pyetje gjatë viteve të fundit bëhen gjithnjë e më aktuale, sidomos kur në opinion vërehen shkelje serioze të sjelljeve të protokolleve të sjelljes. Ekspertët thonë se në disa raste ka lëshime të paqëllimshme, por që në to ka mesazhe të menduara.
    Shembull i fundit është përshëndetja gjatë kohës së takimit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e cila para disa ditëve u mbajt në Ankara. Kur presidenti turk i afroi bërrylin për të bërë korona-përshëndetje, Zaev në vend që të zgjaste bërrylin, vëri dorën në zemër dhe u përkul pak në shenjë respekti. Në rrjetet sociale, ky gjest u komentua me tallje që Zaev shmangu përshëndetjen me bërryl.

    ZAEVI PRANOI PABARAZINË GJATË PËRSHËNDETJES
    Berat Azizi nga qendra “Fluent, që po zbatojnë programin e trajnimit “Protokolli dhe Diplomacia”, ka deklaruar se në Maqedoninë e Veriut nuk i përmbahen Protokollit Diplomatik kjo si rezultat i mungesës së profesionistëve dhe mungesës së trajnimeve adekuate. Ai thotë se në kohën e pandemisë janë thyer disa rregulla protokollare në diplomaci duke i lënë vend përshëndetjes me grushte, por kjo s’do me thënë që të largohemi nga protokolli zyrtar
    “Përshëndetja e fundit e presidentit turk Erdogan dhe Zaevit dëshmon se vendi ynë ka nevojë për protokoll diplomatik. Në qoftë se Erdogan nxjerr grushtin për t’u përshëndetur dhe Zaev në vend që të tregohet i barabartë – ai vë dorën në zemër duke treguar nivelin e ulët të vendin të tij. Nuk ka komentim pozitiv në këtë rast, sepse kryeministri Zaev pranoi pabarazinë në përshëndetje. Sikur Zaevi të ishte përshëndetur me grusht ashtu sikurse bëjnë shumë liderë gjatë kohës së pandemisë do të ishte një nivel i barabartë. Në anën tjetër edhe përshëndetja e Zaevit me presidentin amerikan Biden, më shumë ishte në rolin lutës dhe duke i thënë që ne jemi të vegjël dhe do ishte mirë që të vish tek ne. Pra në Diplomaci, kjo përshëndetje shfaq superfuqinë e një lideri dhe dobësinë e liderit tjetër”, ka deklaruar Azizi duke shtuar se në diplomaci duhet gjithmonë të jesh i barabartë me palën tjetër pavarësisht fuqisë ekonomike dhe politike të atij vendi.
    “Do ceki vetëm një rast ku përfaqësuesi i Çeçenëve në vitin 1992, nuk pranoi të ulet në një karrike më të vogël se ajo e Jelcinit dhe e detyroi atë të ndërrojë vendin që në tryezë të jenë të barabartë. Dhe paramendoni në kohën kur Çeçenia ishte në luftë kundrejt një Rusie të fuqishme. Kjo ka qenë një fitore diplomatike dhe politike e Çeçenëve. Pra respektimi dhe njohja e Protokollit Diplomatik u siguroi çeçenëve një fitore politike në tryezën e bisedimeve”, ka deklaruar për KOHA, Berat Azizi nga Qendra “Fluent”

    GJUHËN E TRUPIT SECILI E INTERPRETON SI TË DËSHIRON
    Profesori i sociologjisë, Ilija Aceski thotë se edhe politikanët, por edhe personi thjeshtë i nënshtrohen situatave në të cilën ka gjuhë të trupit, i cili mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. “Gjuha e trupit ndonjëherë nuk llogaritet në mënyrë të vetëdijshme. Ju do të bëni një gjest e cila do të del nga brenda, nga brendësia, duke mos llogaritur në çfarëdo lloj pasoje nga ajo. Nuk i llogarisni, edhe ato gjeste që janë kulturore të cilat janë qartë të llogaritura, ato janë pjesë e kodit të kulturës. Por në disa situata të ndërlikuara, ju kur do të bëni diçka, ajo flet për ndërlikimin, për problemin, flet për ju, flet dhe për kulturën që ju i takoni. Këto gjeste jo të zakonshme, por mund të jetë gjest i vullnetit të mirë, gjest që përcillet ndonjë mesazh. Zaev ndoshta as që e ka paramenduar at gjest, por ajo zgjatë vetëm disa sekonda e cila le gjurmë të thella në atë sjellje të shpejtë me ato kode”, ka deklaruar Ilija Aceski, sociolog.

    PREKJA E BËRRYLIT OSE GRUSHTIT TË SHTRËNGUAR
    Përshëndetja ishte njëra nga ndryshime e para të sjelljes që diplomatët dhe politikanët filluan ta zbatojnë që kur u paraqit pandemia. Duke llogaritur shtrëngimin e duarve, ndryshimi i parë ishte prekja e bërrylit ose grushtit të shtrënguar. Në atë moment ishte atraktive për mediat, por shumëkush nuk i lexuan mesazhet e dërguara në këtë mënyrë. Kur do të kthehet përshëndetja normale me shtrëngim të duarve dhe përqafim si përshëndetje mes personave të thjeshtë dhe politikanëve? Sociologu Ilija Aceski thotë se me pandeminë nuk kemi shprehje të natyrshme dhe spontane të miqësisë. “Mendoj se për një kohë të gjatë kjo përshëndetje nuk do të kthehet dhe veçmë po krijohet një kod, një sjellje, një distancë ndaj tjetrit, nga rreziku i virusit. Kjo reflekton edhe në raportin mes personit të thjeshtë, por edhe në komunikimet profesionale”, shprehet Aceski./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Shëndeti i syve | Simptoma që nuk duhet t’i injoroni

    Lajmi i rradhës

    Masat stimuluese nga MASH po japin rezultate

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë