Simovski: Na duhen akoma regjistrues, konkursi është i hapur

    Drejtori I Entit shtetëror për statistika, Apostol Simovski thotë se ka interesim të dobët tek njerëzit për paraqitje në konkursin për regjistrues për Regjistrimin e ardhshëm dhe se u mungojnë prej 1000 deri 1500 njerëz. Ai konsideron se interesimi I dobët për regjistrues nuk I referohet pandemisë, por për shkak se konkursi kishte dale gjatë pushimeve verore, në periudhë kur ka punë në bujqësi dhe kur njerëzit janë larguar për punë sezonale jashtë shtetit.  Gjatë pjesëmarrjes së sontme në televizionin “Sitel” Simovski bëri thirrje që të interesuarit të paraqiten në konkurs.

    “Regjistrimi I pranverës u shtye për në shtator. Dhe kjo ishte periudha kur duhej ta shpallnim konkursin për regjistruesit. Nuk prita se do të ketë kaq interesim të dobët, posaçërisht në rajonet regjistruese të cilat I mbulojnë qytetin e Shkupit dhe rrethinën, Ohrin, Strumicën, Novo Sellën dhe rajonet më të ulëta ku jeton popullata shqiptare. Na mungojnë rreth 1000 deri 1500 regjistrues”, tha Simovski.

    Ai informoi se në 20 rajone nga gjithsej 50 tashmë ka nunër të kënaqshëm të regjistruesve.

    Simovski vlerëson se frika nga pandemia  nuk është shkak për interesimin e vogël të qytetarëve për të aplikuar për regjistrues, sepse konkursi ishte publikuar në kohën kur numri I të infektuarve ishte shumë I vogël. Por, edhe tani kur numri po rritet, njerëzit insistojnë të mos ketë kurfarë masa.

    “Insistojmë të shkojmë nëpër kafene, ahengje, të bëjmë dasma. Nëse kemi frikë nga pandemia për regjistrimin, përse nuk kemi frikë nga gjërat që I numërova. Mosrespektimi I masave na solli n[ë situatë të këtillë. Nga njëra anë themi, frikësohemi, nuk pranojmë regjistrues dhe nuk duam të jemi regjistrues, ndërsa nga ana tjetër, dëshirojmë të ulemi nëpër kafene dhe na pengon të vaksinohemi”, thotë Simovski, duke potencuar se ato gjëra janë pak të palogjikshme, përkatësisht pandemia të merret si arsyetim.

    Sipas tij, ka kohë të mjaftueshme, të paraqiten të interesuarit në shpalljen për regjistrues për të cilët trajnimi fillon nga data 28 e këtij muaji.

    “Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mënyrat që ta bartim informacionin se na duhen regjistrues”, potencoi Simovski, i cili, midis tjerash, vlerëson se njerëzit nuk janë të informuar sa duhet se u duhen regjistrues.

    Nëse nuk arrijnë të grumbullojnë numër të mjaftueshëm të regjistruesve, Simovski thotë se kanë plan B, por shpreson se, megjithatë, nuk do të ketë nevojë për alternativa.

    Drejtori i DMSH theksoi se regjistrimi do të zbatohet sipas masave mbrojtëse. Gjysma e regjistruesve tashmë janë vaksinuar ndërsa të tjerët shprehin dëshirë të imunizohen.

    Ai potencoi se regjistrimi është obligim ligjor dhe nuk dëshiron të vihen në situatë të zbatojnë sanksione. Sipas ligjit, Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021 duhet të mbahet nga 5 deri më 30 shtator./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

    Lajmi i rradhës

    MPJ: Qytetarët të mos udhëtojnë për në Afganistan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë