Sindikata thirrje punëtorëve shëndetësorë: “Të ngrenë padi të gjithë që janë pajtuar të punojnë deri në 67 vjeç”

    Sindikata e Qendrës Klinike thotë se Drejtorët e institucioneve shëndetësore publike në Qendrën Klinike dhe Ministria e Shëndetësisë, në kundërshtim me ligjin, sollën vendim për ndërprerje të marrëveshjes të një numri të madh punëtorësh shëndetësorë, gjegjësisht bashkëpunëtorëve shëndetësorë që kanë mbushur 64 vjet dhe kanë stazh pune 15 vite.

    Prej atje shtojnë se drejtorët dhe ministri nuk kanë asnjë bazë ligjore për sjellje të një vendimi të këtillë për të punësuarit në shëndetësi të cilët janë pajtuar që t’u vazhdohet marrëveshja derisa të mbushin 67 vjet.

    Për qëndrimin e këtillë të qartë dhe të prerë, Sindikata është konsultuar me shumë ekspertë nga sfera e marrëdhënieve të punës.

    Sindikata e Qendrës Klinike i inkurajon punëtorët shëndetësorë që kanë dhënë pëlqim që marrëdhënia e tyre të punës të zgjatet deri në moshën 67-vjeçare dhe të cilëve u është dhënë vendim për ndërprerje të marrëveshjes, që në afatin e paraparë ligjor të ngrenë padi.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët që nuk e kanë regjistruar veturën më shumë se dy vjet, policia do t’ua konfiskojë targat

    Lajmi i rradhës

    MEHDIU, BELGU MUSLIMAN

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë