Qytetarët që nuk e kanë regjistruar veturën më shumë se dy vjet, policia do t’ua konfiskojë targat

    Qytetarët që nuk e kanë regjistruar veturën e tyre më shumë se dy vjet, për arsye të ndryshme, duhet të paraqiten në Polici në zonën e regjistrimit.

    “Të gjithë ata që janë të regjistruar si pronarë të automjeteve të cilave nuk iu është vazhduar vlefshmëria e lejes së qarkullimit për më shumë se dy vjet, janë të obliguar ligjërisht që të regjistrojnë automjetin e tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pra në zonën e regjistrimit ku është regjistruar mjeti”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

    Kjo vlen edhe për pronarët të cilët tashmë e kanë automjetin e shkatërruar, të papërdorur, është nxjerrë përgjithmonë jashtë vendit apo edhe për arsye tjera. Nëse pronari nuk e regjistron, policia ka paralajmëruar që do të fshijë veturën nga evidenca e automjeteve, duke i konfiskuar edhe targat.

    “Qytetarët – pronarë të kësaj kategorie të automjeteve, më së voni deri më 31.12.2022 të përmbushin detyrimin ligjor për regjistrimin e automjeteve, sipas procedurës ligjore”, paralajmërojnë nga Policia.

    Lajmi Paraprak

    10 prokurorë dolën në pension, Jolevski: E vështirë për lëndët në gjykim

    Lajmi i rradhës

    Sindikata thirrje punëtorëve shëndetësorë: “Të ngrenë padi të gjithë që janë pajtuar të punojnë deri në 67 vjeç”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë