Sinjalistikë të pamjaftueshëm dhe plot gropa, rruga për Qafë-Thanë rrezik për udhëtarët

    Fotografi ilustruese

    Edhe këtë verë të gjithë ata që do të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar do të udhëtojnë në një rrugë të pasigurt që të çon në pikën kufitare të Qafë Thanës. Me sinjalistikë të pamjaftueshme dhe plot gropa, udhëtimi në të përbën rrezik jo vetëm për turistët, por edhe për banorët e vendbanimeve aty pranë.

    “Siç po kalon koha, do të jetë kështu kohë të gjatë. Rruga është shumë e rrezikshme. Kur bie shi apo edhe në dimër është shumë e vështirë për të vozitur, vrimat hapen nga shiu dhe ato nuk duken. Nuk është shënuar asgjë. As vijat nuk vërehen e asgjë tjetër”, banor.

    “Ka pasur premtime të shumta nga shteti gjatë viteve të fundit se rruga që të çon në pikën kufitare Qaf Thanë me Shqipërinë fqinje do të riparohet. Por nga premtimet mbetën vetëm fjalët. Ekipi i Alsat edhe sot ka vërejtur makina që kthehen apo shkojnë drejt Shqipërisë, pasi sot është ditë jo pune”.

    Për rehabilitimin e kësaj rruge të gjatë 19 kilometra janë siguruar 8 milionë euro nga BERZH, thonë nga Ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore”. Për këtë rrugë si dhe për rehabilitimin e pesë rrugëve të tjera është shpallur tender për realizimin e punëve ndërtimore. Tani në proces është vlerësimi i ofertave të arritura. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ag Apolloni emërohet president i Shoqatës “Miqtë e Nikos Kazantzakis” për Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Shaqiri: Qeveria ka plan për të mbështetur financiarisht të rinjtë që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë