Situatë dramatike në Gazë: “e sigurt se na kanë harruar”

    Ndërsa të gjithë sytë janë drejtuar nga lufta midis Izraelit dhe Iranit, Rripi i Gazës është harruar. Dhe gjendja humanitare atje mbetet dramatike. Njerëzit ndihen të braktisur nga bota.

    Ndërsa bota po shikon luftën e re, dronët dhe raketat që lëshohen drejt Izraelitdhe sulmet e rënda ajrore izraelite ndaj Iranit, ajo që po ndodh nëRripin e Gazësështë harruar pothuajse. Kjo theksohet, ndër të tjera, edhe nga organizatat izraelite për të drejtat e njeriut.

    Shai Parnes, zëdhënës i OJQ-së izraelite B’Tselem, thotë: “Izraeli po përfiton nga fakti që e gjithë bota po ndjek luftën e re midisIzraelit dhe Iranit, dhe se vëmendja e publikut dhe medias është e përqendruar në vijat e frontit atje – për të vazhduar krimet e luftës që Izraeli po kryen kundër popullit të Gazës.”

    Pengët janë ende në Rripin e Gazës

    Vicki Cohen e konsideron një skandal vazhdimin e luftës në Gazë. Djali i saj Nimrod është marrë peng para më shumë se 620 ditësh. Ai ishte ushtar kur terroristët e Hamasit e rrëmbyen më 7 tetor 2023. Kur u rrëmbye ai ishte vetëm 19 vjeç, tani është 21. Nëna e tij shpreson që ai të jetë ende gjallë.

    “Lufta që po vazhdon është një rrezik për jetën e djalit tim Nimrod dhe pengjeve të tjera”, thotë ajo. Ajo beson se do të ishte më mirë për të dyja palët ta përfundojnë këtë makth.

    Ende ka 53 pengje në Rripin e Gazës. Rreth njëzet prej tyre janë ende gjallë – por janë harruar, thotë Vicki Cohen.

    Të vdekur, të plagosur, të uritur

    Gjendja humanitare është shumë e keqe  – të vdekur, të plagosur, të uritur në Rripin e Gazës. Sipas burimeve palestineze, më shumë se 300 njerëz janë vrarë në Gaza vetëm që nga e premtja e kaluar, kur filloi lufta midis Izraelit dhe Iranit.

    Mohammed Abu Silmiya përballet me këtë çdo ditë. Ai është drejtori i Spitalit Al-Shifa, i cili është sulmuar disa herë nga ushtria izraelite, gjoja nga terroristë.

    Çdo ditë, ka njerëz të vrarë dhe të plagosur, thotë drejtori i spitalit. “Bota nuk e vëren – sikur lufta në Gaza ka mbaruar. Duhet të kujtohet se lufta vazhdon, gjenocidi dhe uria në Rripin e Gazës.”

    Njerëzit detyrohen të ikin përsëri

    Në ditët e fundit, njerëzit në Gaza janë detyruar të largohen nga disa rajone. Popullsia duket se është e detyruar të përqendrohet në zona të ngushta. Vetëm aty është e disponueshme ndihma humanitare. Rreth 700 kamionë kanë hyrë në Gaza në gjashtë ditët e fundit. Para 7 tetorit 2023, rreth 500 kamionë mbërritën brenda një dite të vetme.

    Organizatat e të drejtave të njeriut e kritikojnë Izraelin për gjendjen humanitare në Gazë. Por ato e akuzojnë Izraelin edhe për përdorimin e urisë si armë lufte. Në disa pika shpërndarjeje, ka të shtëna të vazhdueshme, panik masiv, vdekje – ndërsa njerëz të dëshpëruar përpiqen të marrin ushqim.

    Gjendja në veçanti e rëndë në veri

    Në veri, ku jeton Sahad Ahmad, ndihmat janë veçanërisht të pakta. Burri dhe vëllezërit e saj kanë vdekur. “Ata me siguri na kanë harruar, duke pasur parasysh luftën midis Izraelit dhe Iranit. Të gjithë po shikojnë atje tani, nuk u intereson për ne”, thotë Ahmad.

     Ajo u bën thirrje të gjitha vendeve të tregojnë më shumë vëmendje, pasi lufta është intensifikuar. Abu Ahmad Shamala dikur ishte fermer, por toka e tij është zhdukur dhe shtëpia e tij është shkatërruar.

    “Kjo luftë midis Iranit dhe Izraelit e ka bërë botën të harrojë atë që po ndodh këtu. Pavarësisht vdekjeve të përditshme dhe mijëra të plagosurve, askush këtu nuk i kushton më vëmendje kësaj. Duket se e kanë harruar Gazën”, paralajmëron ai.

    Por Izraeli nuk e ka harruar Gazën. Ushtarët atje vazhdojnë të përparojnë. Sulmet janë të përditshme dhe numri i të vdekurve po rritet. Ndërsa gjendja humanitare është një katastrofë e plotë. /DW/

    Lajmi Paraprak

    ShBA bombardoi tre impiante bërthamore në Iran

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë