Fushata, imunizohen mbi një mijë fëmijë

    Mbi një mijë fëmijë janë vaksinuar me vaksinat e rregullta në kuadër të fushatës “derë më derë” të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe OBSH. Vaksina MRP kundër fruthit ka qenë vaksina e cila ka qenë më pak e pranuar, për shkak të dilemave të prindërve mbi efektet e mundshme anësore. Ekipet të cilat kanë qenë në terren thonë se kanë arritur t’i bindin më shumë se 70% e prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me MRP si dhe me vaksinat e tjera të cilat fëmijët nuk i kanë pranuar në kohë të duhur.

    0:28 “Gjatë kësaj fushate “nga dera në derë”  kemi vizituar 120 familje në territorin e komunës së Gjorçe Petrovit, komunës së Sarajit si dhe vendbanimet në rrethinë. Mund të themi se 70% e familjeve të vizituara realizuan vaksinimin në pikën tonë, prindërit i sollën fëmijët e tyre. Më së shumti lëshime kishte për vaksinën MRP , prindërit kishin më shumë dilema dhe pyetje sa i përket kësaj vaksine por gjithashtu edhe për disa vaksina të tjera polivalente. Arsyeja për vonesat e dhënies së kësaj vaksine ishte se për shkak se prindërit kishin harruar t’i sillnin fëmijët për vaksinim”, deklaroi Aleksandra Gjosheva Zdravkova, Mjeke.

    Imunizimi përmes vizitave derë më derë është realizuar për 4 javë.

    “ Gjithsej 3,373 familje, komunitete dhe pika grumbullimi të njerëzve, u vizituan në më shumë se 200 zona urbane dhe rurale. Në kuadër të fushatës u shpërndanë mbi 6,000 materiale për vaksinim rutinë dhe kundër COVID-19. Më shumë se 30 ekipe mjekësore u përfshinë në vizitat në terren, me qëllim prezantimin e përfitimeve të imunizimit rutinë dhe vaksinimit në përgjithësi”, u shpreh Ministria e Shëndetësisë.

    Ligjërisht, për refuzimin e vaksinës paguhet gjobë. Megjithatë edhe nëse gjoba paguhet prindi përsëri mbetet i detyruar ta vaksinojë fëmijën. Nëse dy herë me radhë prindi nuk i përgjigjet ftesës për vaksinim atëherë Inspektorati Shëndetësor ka të drejtë të ndërmerr masa të tjera.  Fëmijët e pa vaksinuar janë shumë herë më të rrezikuar për tu infektuar nga sëmundje të ndryshme ngjitëse, si dhe të bartin sëmundjet edhe tek persona të tjerë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    S’ka bisedime aktive për ndryshimet kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Vuçiqi, Shesheli dhe marrëdhëniet nga të cilat nuk heqin dorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë