S’ka vend për panik lidhur me ethet hemarogjike kongo-krime

    Nuk ka vend për panik lidhur me ethet hemarogjike kongo-krime. Pacientët e infektuar janë në gjendje të qëndrueshme. Komisioni për sëmundje ngjitëse kërkon analizë për rriqrat infektuese.

    Rriqra ka shumë, sidomos në kohën e verës, dhe si pasojë e ngrohjes globale aktiviteti I tyre është më intenziv, por nuk janë të gjitha rriqrat infektuese dhe nuk ka vend për panikë. Kështu deklaroi kryetari i Komisionit të sëmundjeve infektive, Aleksandar Petliçkovski, pas mbledhjes ku u diskutua situata me ethet hemorragjike kongo-krime. Ai nënvizoi se situata është nën kontroll, ka teste të mjaftueshme, ka terapi në dispozicion dhe virusi nuk është lehtë i transmetueshëm.

     “Ka lloje të ndryshme të virusit, disa janë të lidhura me vdekshmëri të lartë, disa me vdekshmëri të ulët. Për hir të së vërtetës, nga hulumtimet shkencore që I bën fakulteti I veterinarisë, ne zbulojmë se kafshët në Maqedoni janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj virusit, nuk është virus që është paraqitur këtë vit, sepse në ato hulumtime mbi 30 përqind të kafshëve të ndryshme, kanë pasur kontakt me virusin… Një prej rekomandimeve është të shihen variantet e virusit që qarkullojnë që të dijmë se sa është situata relativisht e rrezikshme. Peshkatarët, gjuetarët, barinjtë janë veçanërisht të ekspozuar ndaj këtij rreziku dhe poashtu punonjësit shëndetësorë janë grupi I tjetër I madh që për shkak të kontaktit me sekrecionet trupore, gjaku, gjakderdhja, pasi kjo sëmundje është e lidhur me gjakderdhje,” deklaroi Aleksandar Petliçkovski, Kryetar i Komisionit për sëmundje infektive.

    Gjendja shëndetësore e infemieres që është pacientja e dytë e infektuar me këtë sëmundje është stabile, mendohet se kriza për të ka kaluar. Rasti i fundit u regjistrua të shtunën në mbrëmje tek një 42 vjeçar nga Velesi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Komunizmi nuk ka vdekur, atë e mbajnë të gjallë Ali Ahmeti dhe Taravari

    Lajmi i rradhës

    Drejtorët e shkollave në RMV emërohen në mënyrë të paligjshme nga kryetarët e komunave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë