Kasami: Komunizmi nuk ka vdekur, atë e mbajnë të gjallë Ali Ahmeti dhe Taravari

    Komunizmi nuk ka vdekur, ai është gjallë dhe po e mbajnë gjallë qeveritarët tanë bashkë me Ali Ahmetin e Taravarin, thuhet në reagimin e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami pas njoftimit se kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu është gjobitur për kundërvajtje për shkak të vizitë së kryeministrit Albin Kurtit në Shkup.

    “Tentimet e këtilla për frikësim dhe heshtje si në kohën e komunizmit, nuk na trembin aspak, bile kokën lartë po vazhdojmë. Aq më pak na trembin kur këto shantazhe e tentime për të penguar opozitën e bashkuar, vijnë nga pushtetarët e korruptuar dhe të shantazhuar që tani më ditët e tyre po i numërojnë në gishta. Koha e frikësimit të shqiptarëve, arrestimeve të tyre dhe marrjes së tyre nëpër stacione famëkeqe policore ka vdekur, bashkë me të do të vdes së shpejti edhe ky regjim i juaji komunist e titist. Ju vazhdoni të jeni vasalët e Beogradit, sepse atje do përfundoni të gjithë, ndërsa ne si opozitë i takojmë këtij populli dhe frikë kemi vetëm nga populli shqiptar”, shkruan Kasami në profilin e tij në Facebook.

    Ndryshe, edhe kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu u thirr sot pas mesdite në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij pas thirrjes nga autoritetet për atë që në opinion u quajt ikonografi e Shqipërisë së Madhe. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Profesori Agron Alili, i afërt me pushtetin, është avancuar kundërligjshëm në UT

    Lajmi i rradhës

    S’ka vend për panik lidhur me ethet hemarogjike kongo-krime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë