“Shumë drejtorë shkollash në RMV kanë vepruar sipas dëshirave të veta politike”

    Halit Ferati, Drejtor në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, ishte i ftuar sonte në emisionin 10Minuta në TV21, duke folur për problemet nëpër shkollat e mesme tha se shumë drejtorë shkollash kanë vepruar sipas dëshirave të veta politike ose të kryetarit të komunës, përcjell Nistori.

    “Parregullsitë më të mëdha janë plotësimi i kuadrit arsimor, problemi i dytë ka qenë për fondin e orëve. Çdo drejtor ka vepruar sipas dëshirave të veta politike apo si e ka urdhëruar kryetari i komunës. Ka pasur më shumë se 150 ankesa për këto çështje që përmenda më sipër”, tha Ferati.

    Duke folur për problemet nëpër shkollat e mesme, ai tha se ka shumë fërkime nëpër stafet akademike.

    “Kemi probleme me katër-pesë komuna. Kemi kryetar komunash që vjen te ne dhe marrin sugjerime mos bëjnë shkelje të ligjeve, por ka komuna që nuk e bëjnë një gjë të tillë, Rastet e fundit në qytetin e Shkupit nuk kanë ndodhur më herët. Kolektivi i shkollës nuk ka bashkëpunim mes veti. Ka drejtorë shkolle qe nuk i plotësojnë kushtet elementare dhe nuk është as me orë të plota. Ka shumë fërkime nëpër stafet akademike të shkollave të mesme.”

    Më shumë problem kemi në shkollat rurale, investimet janë të papërfillshme

    Ferati tha se më shumë probleme në arsim shfaqen në zonat rurale për arsye të mungesës së nxënësve, dhe për mungesën e investimeve në ato shkolla. Por ai fajsoi edhe komunat për mos shpërndarjen adekuate të fondeve.

    “Më shumë probleme kemi në shkollat rurale, për arsye të mungesës së nxënësve, dhe detyrimisht nuk është investuar shumë në ato rrethina. Kemi dhe shumë shkolla ku kanë kushte të mjerueshme. Në përgjithësi çdo shkollë e ka limitin e fondeve të limituar, sepse shpërndarjen e mjeteve e bën Ministria te komunat, ku kryetarët e komunave nuk bëjnë ndarjen e duhur të mjeteve. Kjo vjen edhe për faktin se kemi ligje që nuk janë funksionale, ku dëmtohen shumë palë falë këtyre ligjeve”, shtoi Ferati. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Industria e tekstilit në RMV është në krizë

    Lajmi i rradhës

    Skandal në Kanal 5 | Drejtori Mirçevski e përjashton nga emisioni të ftuarin Ismet Ramadani (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë