Skandal në TEC Manastir: tre milionë euro dëm, ish-drejtori Matevski dhe tetë të tjerë nën akuzë!

    Fotografia: Ilustruese

    Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar në Prokurorinë e Manastirit kallëzim penal kundër ish drejtori i TEC Manastir, Pece Matevski dhe tetë personave të tjerë në lidhje me keqpërdorimin e detyrës zyrtare për tenderin në lidhje më gërmimet në minierën e qymyrit Brod-Gneotinë.

    Me këtë, sipas Policisë Financiare i është bërë dëm buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro.

    Nga Policia Financiare theksojnë se Matevski e ka hedhur poshtë ofertën më të ulët të kompanisë Granit dhe në mënyrë të paligjshme e ka zgjedhur ofertën më të shtrenjtë të RUD-KOP, me të cilën ka nënshkruar marrëveshje në vlerë afër 14 milionë euro.

    Në mesin e të paraqiturve ka zyrtarë nga ESM, por edhe përfaqësues të Byrosë për Furnizime Publike. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    U arrestuan një person nga Kumanova e tjetri nga Tetova — MPB sekuestroi 188 kg drogë

    Lajmi i rradhës

    Fetai akuzon, por s’guxon të denoncojë gjykatësin Rexhepi për ryshfet në favor të ASh-së së Selës!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë