Qeveria e Maqedonisë ndalon lëvizjen nëpër pyje

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, ka obliguar shfrytëzuesit, gjegjësisht menaxherët e pyjeve shtetërore, që në pajtim me Ligjin për pyje, të shpallin ndalimin e lëvizjes në pyje, pasi të kenë marrë pëlqimin paraprak nga ministria kompetente, e cila do të jetë funksionale nga sot, 17 korrik 2023 (e hënë).

    “Ndalimi vlen edhe për lëvizjet në zonat e mbrojtura kombëtare të Jasenit, Mavrovës, Kodrës së Diellit dhe Pelisterit.

    Në zonën e Vodnos ku nuk ka ndalim të lëvizjes, janë planifikuar kontrolle të rregullta”, njoftojnë nga Qeveria.

    Ndalimi është bërë për shkak të rrezikut të shtuar për shpërthimin e zjarreve në pyje që ndodhin në hapësira të hapura.

    Në përputhje me nenin 106 të Ligjit për pyje, gjobë prej 1.500 deri në 2.000 euro në denarë do të shqiptohen për personat për të cilët nuk do të respektojnë këtë ndalesë.

    Lajmi Paraprak

    Si jetojnë njerëzit që ikin nga Koreja e Veriut – Rrëfimet për realitetin e ndryshëm nga ai që kanë jetuar më parë

    Lajmi i rradhës

    Kurti nuk merr pjesë në takimin joformal të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë