Skandali me djegien e derivateve toksike | “BDI dhe LSDM i helmojnë qëllimisht qytetarët e RMV-së”

    Partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë reaguar pas skandalit të publikuar nga IRL (Laboratori për korrespodencë hulumtuese) me naftën për ngrohje, që në fakt bëhet fjalë për derivate të rënda toksike që janë të ndaluara në vendet e BE-së.

    “Të nderuar qytetarë, Qeveria e vendit tonë, me vetëdije dhe më qëllim përfitimi ka helmuar qytetarët e saj për tre vite me radhë. Prandaj, e pyesim publikisht kryeministrin Zaev: Si është e mundur që më qindra e mijëra tonelata mbetje toksike të derivateve të rënda të kalojnë në kontrollin doganorë dhe askush mos ta hetojë këtë për tre vite me radhë? Cili është roli juaj si njeri i parë i Qeverisë, kur tani më dihet publikisht se ish-zëvendësi dhe miku Juaj Angjushev ka ndërmjetësuar partneritetin mes firmës furnizuese Evrotim nga Kërçova dhe Hifa Oil nga Bosnja?”.

    Nga ky koalicion thonë se Qeveria LSDM-BDI në vitet 2018 dhe 2019 kur Shkupi, Tetova dhe Kavadari ishin qytetet më të ndotura në botë, Ministri i Mjedisit dhe Zëvendës Kryeministri Angjushev i akuzoi qytetarët se po e ndotin ajrin si pasojë e ngrohjes me dru, por sot u kuptua se ata paskan qenë ndotësit dhe vrasësit e vërtetë të qytetarëve duke i helmuar me vetëdije me qëllim të përfitimit personal.

    ASH dhe AAAA i bëjnë thirrje Prokurorisë Publike që të ndërmerr masa në përputhshmëri me ligjin për skandalin në fjalë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Spektakël nga Rudiger, shndërrohet në një ‘Zinedine Zidane’ në takimin ndaj Leicesterit (Video)

    Lajmi i rradhës

    Pas bombardimeve në Palestinë, Izraeli citon një ajet nga Kurani!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë